• |
ide | kryesore

Pasi u raportua e humbur , reagon këngëtarja e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur, Kelly Price ka reaguar pasi u raportua e zhdukur nga familjarët e saj.

Në një intervistë për “TMZ”, këngëtarja zbuloi se është infektuar me Covid-19 dhe ende është duke u rikuperuar.“Në një moment, ata më humbën. U zgjova disa ditë më vonë dhe gjëja e parë që mbaj mend është ekipi i mjekëve që po qëndronin rreth meje dhe më pyesin nëse e dija se cili vit ishte.“Unë jam duke ndjekur urdhrat e doktorit tim. Jam në karantinë dhe ndjehem vërtet e lodhur. Dhimbje koke, por nuk jam në spital. Jam mirënjohëse të gjithëve dhe pres që të shërohem sa më shpejtë”, u shpreh Kelly. Sipas ,The Atlanta Journal-Constitution Price kishte humbur pasi  kishte ditë që nuk  komunikonte me asnjë nga familjarët e saj. Motra e saj, Shanrae Price, doli në publik me një lutje që ajo të kontaktonte anëtarët e familjes në fjalë në mënyrë që ata ta shihnin fizikisht.Mirëpo ,avokati i këngëtares, Monica Ewing, dekklaroi për mediat se ajo  nuk ishte zhdukur, por thjesht po shërohej.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *