• |
ide | kryesore

Përfundon seanca për Tahirin në Gjykatën e Lartë, avokati kërkon prishjen e vendimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfundon seanca për ish-Ministrin Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Në seancën e sotme Tahiri nuk ka preferuar të flasë dhe ia ka lënë gjithçka avokatit të tij, Maks Haxhia. Ky i fundit, kërkoi prishje e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese. Vendimi do të jepet në orën 13:00.

Po ashtu, Gentian Rumano, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe shqyrtim ne Gjykatë të Lartë për pafajësi nëse nuk pranohet kjo kërkesë atëhëre ceshtja tërikthehet për rigjykim në shkallë të parë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *