• |
ide | kryesore

R Kelly rrezikon burgim të përjetshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari i famshëm amerikan, R Kelly është shpallur fajtor në lidhje me drejtimin e një skeme duke shfrytëzuar famën e tij të madhe për të abuzuar me 11 persona për dy dekada.
Para gjykatës dëshmuan nëntë gra dhe dy burra duke tronditur sallën me përshkrimin e poshtërimit dhe dhunës seksuale që u ka shkaktuar fituesi i “Grammy-t”.

Gjithashtu u zbulua se kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.
Së fundmi, Kelly është shpallur fajtor për të gjitha akuzat më të cilat ai përballet. Dënimi për të do të jepet në datën 4 maj dhe mund të kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës së tij pas hekurave.
Ky vendim vjen 13 vite pasi artisti u lirua nga akuzat për pornografi të fëmijëve pas një gjyqi në shtetin e Illinois.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *