• |
ide | kryesore

Sheik Mansour ndërtoi një perandori te City, por vetëm sepse Liverpool nuk ishte në shitje

-Instant, Sport



Në Manchester, Sheiku Mansour mori një klub si City për ta bërë një prej më të mëdhenjve në Angli dhe rivale të denjë të United, për një derbi të jashtëzakonshëm. Emri i tij është lidhur gjithnjë me klubin e pak kishin menduar se Citizens ishin zgjedhje e dytë për sheikun: para se të blinte aksionet e klubit anglez, kishte provuar të blinte një klub tjetër të Premier League, por pa sukses. Ky lajm u zbulua nga ish-mesfushori dhe trajneri Graeme Souness. Skocezi, duke folur për Sky Sport, zbuloi se sheiku ishte i interesuar të blinte Liverpool para se të investonte në një nga klubet e Manchesterit. Por në Merseyside përgjigjja ishte vetëm një: jo.

Skocezi, i cili fitoi pesë tituj të Premier League dhe tre Kupa Europiane ndërsa luante në Anfield, e kishte zbuluar këtë detaj fare rastësisht, gjatë pushimeve në Dubai: “Unë shkova në Dubai 12, 13 vjet më parë – kujton 68 -vjeçari – shkova në restorantin Nobu i cili ishte bosh vetëm pas drekës. Gjatë daljes një zonjë mbërriti dhe u prezantua si Amanda. ‘Unë jam një tifoze e Liverpoolit’, më tha ajo. E solla unë familjen e Abu Dhabit për të blerë Manchester City”.

Kishte kontradiktë në këtë deklaratë dhe ish-lojtari nuk mund të mos e pyeste: “Pesë minuta më parë ju thatë se ishit tifoze e Liverpool, pse nuk i çuat në Merseyside?”. Përgjigjia ishte e pakundërshtueshme: “Unë u përpoqa shumë, por Gillett dhe Hicks ishin aq të vështirë për t’u bindur, sa më në fund hoqën dorë”. Tom Hicks dhe George Gillett Jr, kanë qenë në krye të Liverpool nga shkurti 2007 deri në tetor 2010, përpara se ti shisnin klubin John W Henry dhe FSG, të njohur atëherë si New England Sports Ventures.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *