• |
ide | kryesore

Sveçla: Prania e Policisë nuk është provokim, ka ashpërsim të retorikës nga Serbia

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të martë në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e krijuar në kufi.

Ai është shprehur se ka ashpërsim të retorikës nga autoritete serbe dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi i Njësisë Speciale në pikat kufitare në veri.

Tutje, Sveçla ka thënë se qëndrimi i policisë kufitare në veri nuk është provokim por parakusht për mirëqenie.

Më tej, ministri i MPB-së tha se si Qeveri mbeten të përkushtuar në luftimin e krimit dhe të korrupsionit duke ju dhënë mesazhe të qarte grupeve kriminale se do t’i luftojnë.

Policia e Kosovës qëndron në pika kufitare por kjo nuk është provokim dhe as kërcënim për qytetarët dhe ligjshmëria në Veri është parakusht për mirëqenie. Deri më tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa. Vendimi nuk është i drejtuar kundër qytetarëve por përmbushje e një obligimi ligjor. E kemi bërë të qartë se angazhimi i njësive tona nuk është bërë drejtuar rrezikimit të interesave por për të mbrojtur pikat tona kufitare dhe personelin që shërben aty. Pas vendosjes së barrikadave ne kemi parë ashpërsim të retorikës së autoriteteve serbe. Me largimin e barrikadave prezenca e njësisë speciale do të ishte e panevojshme edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të largohet në momentin kur do të përfundojë nevoja për mbështetje.

Në momentin që do të përfundojë nevoja për mbështetje nuk kemi nevojë që Policia e Njësisë Speciale të qëndroj aty , dhe kjo do të duhej të përfundonte sa më shpejtë dhe kjo do të ndodhë kur rendi dhe ligji sundon në atë zonë .Ne përshëndesim gjithë ndihmën që KFOR dhe EULEX po na jep në këto momente”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *