• |
ide | kryesore

Uefa ngre flamurin e bardhë: tërhiqen sanksionet kundër Juve, Real e Barça

-Instant, Sport



Uefa ka njoftuar se nuk do të ndërmarrë procedura kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, tre klubeve të mbetura për të mbështetur projektin Super League. Të tre klubet kishin argumentuar në gjykatën e Madridit se përpjekja e UEFA-s për t’i sanksionuar ata, për krijimin e një lige separatist, ishte në kundërshtim me ligjin evropian të konkurrencës.

Uefa ka shpjeguar se dëshiron të braktisë veprimin e saj ligjor pasi respekton procesin gjyqësor spanjoll dhe beson se nuk është në interesin e saj ose në interesin e shoqatave të lidhura me të që të procedojnë në gjykatë. Në të njëjtën kohë, qeveria e futbollit kontinental njoftoi se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që duhet për të parandaluar formimin e një lige separatiste, duke ruajtur të drejtën për të rifilluar procedurat ligjore nëse projekti, ose ndonjë projekt i ngjashëm, do të rifillonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *