• |
ide | kryesore

“Vetëm qaja, nuk haja” Anxhela Martini i rrëfehet romunëve për arrestimin e të shoqit miliarder

-Instant, Arkiva, Paparazzi



Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka treguar për herë të parë periudhën e vështirë që përjetoi në momentin kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua

Në një dokumentar për “Antena Stars” në Rumani, ajo ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në kur biznesmeni rumun përfundoi nën prangat e autoriteteve greke.

“Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, e ula poshtë burrin kur u ulë dhe i thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve, 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka deklaruar Angela.

Sakaq, Angela u shpreh se pati momente dobësie gjatë gjithë këtij rrugëtimi, por nuk u dorëzua për as edhe një moment.

Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, shtoi modelja.

https://youtu.be/GqsueU68W6s?t=5



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *