• |
ide | kryesore

Vidhte kartat e identitetit të pacientëve, arrestohet infermierja në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një operacion policor i koduar “Elektro”, është finalizuar nga policia. Një infermiere është arrestuar pasi  iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.

Në pranga ka rënë edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Policia bën me dije se janë arrestuar E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.  Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *