• |
ide | kryesore

Vrasja në Lezhë, zbulohet autori dhe viktima (Fotot)

-Instant, Lajme, Të fundit



Ky është autori i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimeve Saimir Hoxha në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Aldo Rama, 21 vjeç i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri efektivin në krye të detyrës, i cili ishte pjesë e grupit që po patrullonte zonën e Kune-Vain për kanabis.

Për kapjen e tij në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në foton e mëposhtme shfaqet, Saimir Hoxha, oficer i krimeve në Policinë e Lezhës, i cili ishte sot në terren si çdo ditë të punës për të kryer detyrën e tij, duke mos u kthyer më prej saj këtë herë. 44-vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte së bashku me efektivë të tjerë në terren për të kryer kontrolle për zbulimin e lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *