• |
ide | kryesore

Will Smith pranon të ketë një mardhënie të hapur me gruan Jada Pinkett

-Instant, Paparazzi, Slider

Will Smith ka folur publikisht për martesën e tij me Jada Pinkett Smith teksa ka zbuluar gjatë një interviste për revistën “GQ” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë lidhje me njerëz të tjerë gjatë martesës së tyre.


“Jada nuk besoi kurrë në martesën tradicionale… Jada kishte anëtarë të familjes që nuk kishin një marrëdhënie tradicionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo si unë u rrita. Kishte diskutime të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale?


Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.”, tha ai.

Ndër të tjera aktori tha se ata i kanë besim dhe liri njëri-tjetrit pasi duke thënë se martesa e tij nuk mund të jetë një burg.

“I kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Unë nuk e sugjeroj rrugën tonë për askënd. Por përvojat dhe liritë që i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë.”, u shpreh aktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu