• |
ide | kryesore

46-vjeçarja ndërroi jetë pas mjekimit, drejtori i spitalit: Presim ekspertizën mjeko-ligjore

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefi i Shërbimit në spitalin e Pogradecit Vasfi Topçiu ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me rastim e vdekjes së mësuese 46-vjeçare Anila Bazelli. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se shërbimi i urgjencës i ka dhënë ndihmën e nevojshme pacientes ndërsa për informacion të plotë shtoi se janë në pritje të ekspertizës mjeko ligjore.

“I shprehim ngushëllime t për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Personeli i urgjencës në spital pas paraqitjes së të sëmurës i është përgjigjur gjendjes së saj duke i dhënë ndihmën e parë. Jemi në përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore. Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë”, u shpreh ai jashtë dyerve të spitalit, shkruan abcnews.al.

Burime bëjnë me dije se eksperti që ka kryer ekspertizën është shprehur se procedura e ndjekur ka qenë e njëjte me rastet e tjera kur pacientja ka marrë mjekim në spital, Sipas tij procedura është ndjekur konform rregullave dhe vdekja mund të ketë ardhur pas një arresti kardiak.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *