• |
ide | kryesore

Basha ka vetëm një rrugë, përballjen me Berishën

-Instant, 2, Ide

Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha… në bazë. Synimi i tij është të evitojë përballjen me Berishën dhe ta injorojë lëvizjen e tij derisa ajo të vdesë natyrshëm. Është një strategji që tregon qartë mungesë lidershipi. Por është edhe një strategji e gabuar sepse është thellësisht antidemokratike. Ajo jo vetëm e injoron, por edhe e mohon zërin e anëtarësisë. Deklarata e Bashës se nuk do lejojë mbledhjen e Kuvendit, është absurde për sa kohë diçka e tillë parashikohet në status me mbledhjen e 1500 firmave.


Të ndalosh mbledhjen e një forumi partiak në shkelje të hapur të çfarëdolloj norme demokratike është të luftosh Berishën me berishizëm. Kështu, nga PD-ja largohet Berisha, por forcohet berishizmi, sikurse më të drejtë ka argumentuar Lubonja.


Në këtë mënyrë, Basha i lë fushë të hapur Berishës që të mobilizojë bazën me një koleksion të pacipë gënjeshtrash. Ndërkohë që legjitimon kauzën berishiste si një betejë demokratike përballë një kryetari që jo vetëm ka frikë të takohet me bazën, por i mohon asaj edhe të drejtën bazike për t’u mbledhur dhe për të diskutuar në forume.

Këta dy faktorë e bëjnë shumë të vështirë fikjen e fushatës së Berishës. Përkundrazi, ato prodhojnë mobilizim dhe entuziazëm në një anëtarësi që është tejet e demoralizuar nga humbja e 25 prillit dhe e pakënaqur me kryetarin aktual, të cilin e rivotoi me gjysmë zemre. Shtoji kësaj edhe vëmendjen mediatike që do marrë fushata e Berishës në mediat tona, që mbushen vetëm me politikë, dhe atëherë shpresa se Basha mund ta mundë Berishën me heshtje duket gjithnjë e më fantastike.

Ndaj, Basha duhet të ndërmarrë një debat parimor ku të sulmojë pa doreza Berishën dhe lëvizjen e tij si antidemokratike, regresive, hipokrite, për interes personal dhe në dëm të opozitës, dhe për pasojë të Shqipërisë. Këtu, Basha ka një avantazh të madh që ai ndoshta nuk e dallon dot: Të Vërtetën!

Lëvizja e Berishës është antidemokratike sepse ajo synon të bëjë copë e cikë një standard që PD-ja e ka vendosur në skenën tonë politike, largimin nga Parlamenti i atyre politikanëve që janë shpallur non grata nga SHBA-të (pavarësisht arsyeve). Është një lëvizje antidemokratike sepse e vendos Berishën mbi standardet politike që ai u kërkon politikanëve të tjerë, si brenda edhe jashtë PD-së.

Kërkesa për hedhjen në referendum të largimit të Berishës është një provë tjetër se Berisha kërkon për vete standarde që nuk janë aplikuar për asnjë deputet para tij. Ai e ngriu me vendim personal Ngjelën në vitin 2006, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe kurrë nuk e hodhi këtë vendim në referendum.

Lëvizja “Berisha” është gjithashtu sa hipokrite edhe regresive. Është hipokrite sepse ndonëse pretendon se do vendosë demokracinë në PD, në fakt synon rikthimin e partisë nën kontrollin e doktorit, në mënyrë direkte apo nëpërmjet ndonjë zari. Deklarimi i Bashës si peng i Ramës dhe rrëzimi i tij nga Berisha nuk mund të prodhojë asgjë tjetër veçse kontrollin e PDsë nga ky i fundit.

Në këtë aspekt, lëvizja e Berishës është regresive dhe antihistorike. Ajo synon ta kthejë mbrapsht rrotën e historisë dhe ta pozicionojë PD-në në përplasje të hapur me SHBA-të. Vendosja e Berishës në krye të PD-së jo vetëm e rrudh atë tek elektorati gri dhe rinor, por u shpall luftë të hapur edhe SHBA-ve, duke e betonizuar Edi Ramën si interlokutorin e vetëm të Perëndimit në Tiranë.

Për këto arsye, beteja e Berishës nuk është aspak në interes të opozitës apo Shqipërisë. Nëse ka sukses, ajo e dobëson opozitën dhe për pasojë edhe demokracinë shqiptare. Lëvizja “Berisha” është produkt i patologjisë së tij politike që e sheh PD-në si pronë private. Përndryshe, ai jo vetëm do ish tërhequr prej kohësh, por nuk do ta fuste partinë në një rrugë pa krye si me elektoratin edhe me SHBA-të.

Basha ka detyrimin moral dhe politik t’ia thotë të gjitha këto të vërteta anëtarësisë demokrate dhe shoqërisë shqiptare. Ato nuk janë të vështira as për t’u shtjelluar dhe as për t’u kuptuar. Dhe nuk ka vend më të mirë se takimet apo forumet e partisë që ai drejton për të diskutuar dhe sqaruar anëtarësinë mbi atë se çfarë është dhe se çfarë prodhon lëvizja “Berisha” dhe sa absurde janë kërkesat e saj.

Nëse Basha sot, kur ka me vete disa të vërteta ulëritëse dhe SHBA-të, është i paaftë të mundë një Berishë të plakur që lufton kundër kohës, aq më pak mund të mundë Ramën nesër. Sidomos nëse tregon se partinë ia dhuroi doktori dhe ia legalizoi ambasadorja Kim.

“Panorama.al’

23 Comments

  1. Nëse ka ende njerëz që ndjekin e, ndoshta besojnë verbërisht te lëvizja e tanishme e Berishës, kjo ndodh sepse përballë tyre kanë një kastë njerëzish thellësisht të pabesuar; më shumë përulës, se sa të mendimit; lëpirës dhe zhvatës më shumë se sa paraqitje njerëzore e njeriut të politikës; dallkaukë dhe të pavlerë në kreun e opozitës, që, megjithatë, janë të aftë të ngritin struktura thellësisht të rrezikshme

    1. Po ku ja mba grida dhe suma, Bashes qe te perballet me Berishen.
      Ajo zonja, Evi Kokalari, perseriti deklaraten e Berishes se Basha e perjashtoi Berishen, pasi amerikanet e kercenuan me dosjen e financimeve russe.
      Ndersa Basha thote: – Zonja Kokalari do te denoncohet sepse po perserit shpifjet e Rames.
      Se c,hyn Rama ketu, ec dhe mere vesh.
      Se nuk ja mban bytha ti kundervihet Berishes.


  2. Në këtë mënyrë, Basha i lë fushë të hapur Berishës që të mobilizojë bazën me një koleksion të pacipë gënjeshtrash

    o kajsi o shpifarak, cilat genjeshtra ka thene berisha?

  3. Basha nuk eshte budalla. Berisha i plagosur rende nga SHBA, ne moshe te plakur, moralisht kauza e tij (per bythen e vet) eshte e turpeshme, nuk e ka te gjate (politikisht) te vazhdoje nje beteje qe ne thelb eshte Dokishoteste. Basha realisht betejen do ta kete me djajte brenda PD qe Berisha me filozofine e tij “mbas meje u befte qameti” hapi tapen sheshes e tani djajte nuk ka se kush ti fuse perseri ne shishe.

  4. Kur ka qen PD ne maredhenie jo te mira me SHBA? Sdini cflisni me! Bejn te gjithe si analist dhe vetem perpiqen te mbushin memdie njerzish mbi genjeshtra hamendesime dhe absolutisht mbi fakte! Tragjedi e madhe qe fasada dhe genjeshtra mbizoteron edhe mbi ata qe e mbajn veten intelektual! Fatkeqsi …

  5. Berisha te pakten i perjashtonte ne koferenca dhe pas 2005 beri kthese. Ky si skuth, ne oren 2 te nates, dy ore pas skadimit te afatit fshiu gjithe deputetet e PDse.
    Ca perballje te bej nje SKUTH ai arme te tije ka skuthllekun, me ate lufton.
    Ky shkrim ka aq kontradita ne llogjiken normale sa te pakten doni ta sulmoni Berishen ka plot gjera ta sulmosh.
    Prandaj Berisha ka perkrahje pasi shume gjera qe ofrohen per publikun jane qe nuk pertypen ”as me vaj e as me uthull.”
    Ironia e vetme eshte qe Berisha KTHEHET e gjen terren dhe nje nga kontribusit je dhe ti me keto shkrime e llogjiken qe ofron.

  6. Ne skoten e llumo-gazetarise e llumo-analistave sahanlepires te regjimit me te korruptuar te

    Europes ku militojne me devotshmeri Bazet, Bolinot, Sokolballet, Minxhozet, Mucnanot, Frrokcupet

    Lorencvangjelet ka disa vite qe eshte nje vend bosh i te ndjerit Andrea Stefani. Dhe kete vend po

    mundohet me te gjitha forcat ta meritoje inte- leh-tuali Blendi Kajsiu. Je ne rruge te mbare

    Bledi, forca.

    1. Etaloni kuptimplotë i intelektit të mbështetësve të Fazlliçit, që gjykojnë dhe kajsiun për llogjikë 😂😂🤣😂 e madje e akuzojnë si shpifës pse thote se Fazlliçi gënjen pa pikë turpi kur flet për standarte e thuajse çdo gjë tjetër 😱

    1. o artemis, o bashfugshpuar, e nxore nga arkivi fazllicin, shiko mire se ka ber me shume kontrata me rames ….

      lexo skenarin qe te jep fuga, ose je rrote kari

  7. Mire more Kajsi djali po si nuk ta tha njehere goja te verteten pa interes, ashtu sic eshte. Se po qe Berisha nje Don Kishot modern, ashtu si thua ti( ketu kam dyshimet e mija. Berisha ka interesa, Don Kishoti kishte nostalgji) atehere si ta quajme Lulin qe nuk ka qene asnjehere fitues. Ky me duket me pak dhe me keq se nje Don Kishot. Sa keq ju vjen per Lulin. Sa me habit ky fakt. Si nuk e the njehere qe per PD nuk duhet as Berisha, as Luli. Kaq e thjeshte historia. Perndryshe nuk ka me PD konkuruese. Mundoheni ta pomponi me oksigjen qe ta ringjallni, por aq sa ringjallet Berisha, aq ringjallet dhe Basha. Me sa duket fatet i kane te dy te lidhur me njeritjetrin. Nuk ka amerikan qe e shpeton. Me sa duket, rastesisht apo me qellim Berisha ka lindur nje lider te vdekur. Une keshtu mendoj. A po ndofta Basha nuk don te behet kryeminister. I kam degjuar edhe keto. Ku i dihet.

  8. Nëse e krahason me “thikat pas shpine”, që ti Sali u a ke futur të tjerëve, ky veprim është dinjitoz sipas thënies “bën baba të të ngjajë”. Nëse e krahason me motivin, siç deklaron ai, se e bëri për të mirën tënde, të partisë apo të Shqipërisë është hipokrizi, se po të ishte kështu duhet që ta ndërmerrte këtë veprim qysh ditën që u shpalle ti “non grata”.

  9. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

    Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

  10. Nese Berisha thote nje koleksion rrenash, ti o pjeshke ke nje magazine lepirjesh bythe. qe kur e ke blere dhipllomen per tu bere [email protected] Jep gjoja keshilla se c’duhet te beje Basha, e pse Berisha e ka gabim. Po kush je ti mor koqe se i jep te drejte vetes te jesh mbi palet? Apo vetem pse te paguan doçi me parate d droges dhe vjedhjes kujton vertet se vlen noj gje? Jo or kdrriç se diten kur nuk do ti hysh me ne pune hajdutit do te hedhe ne plehra.Je aq i fryre o vemje se parashikon se si do jene maredhniet me SHBA, Temen ć’ profet i sumes qe je. Kur e pyeten Ainshtajn se : sa e demshme eshte arma nukleare ai ju pergjigj: njesoj si injoranca! Si ti o pjeshke!

  11. Artikull i dobet, ky miku ja fut si kau peles! Lul Basha duhet hequr pa tjeter, nuk ka rendesi kush e heq. Heqja e Lulit shkundja e Partise bejne veç se mire!!More vesh?

  12. Mos u merzit o pjeshke, se vertet qe nuk ti pjerdh njeri keto kurvelliqet e gjuhes si kurve qe je; Por ke nje perfitim te madh ama, qe sharjet e komentuesvei ( nuk te shajne spse nuk te kuptojne ‘por te shajne sepse ato thua jane thjeshte agjitprop i qenqeverise qe te ushqen dhe kjo o pjeshke i acaron njerezit, prandaj te sulen) per ato qe shkruan trgojne se je ne rruge me llumin shqiptar, o pjeshke, e paraja vu per ty,………. pa çi qi temen Shqiperise o karaputane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu