• |
ide | kryesore

Analizat/ Ku gaboi policia e Lezhës për neutralizimin e kultivuesve të drogës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Mënyra se si humbi jetën oficeri i policisë, Saimir Hoxha ishte tronditëse. Jo vetëm se ai la pas dy fëmijë jetimë, jo vetëm se u vra si ndëshkim për prishjen e parcelave me kanabis, jo vetëm për të kaluarën e pasur kriminale që kishte krijuar një 21-vjeçar në Lezhë, por edhe për lehtësinë me të cilën një adoleshent ia mori jetën një oficeri me një karrierë të gjatë në policinë e shtetit.


Video që u publikua këtë të enjte tregoi se e gjithë ngjarja zgjati vetëm pak sekonda. Policët që ktheheshin nga aksioni ishin tre. Ata u ndoqën nga kultivuesit e drogës, pasi i kishin prishur parcelën me kanabis dhe ky është një nga rastet më të rralla, kur policët ndiqën nga banditët. Në momentin kur Saimir Hoxha iu afrua mjetit, Aldi Rama i tha: Unë nuk jam nga ato që kontrollohen!


Më pas i shtiu dy herë me pistoletë në zemër, duke e plagosur rëndë. Në video shihet se si Saimir Hoxha tenton të çohet pasi u qëllua me pistoletë por nuk ia del dot.

A mund të jetë kaq e thjeshtë t’ia marrësh jetën një polici? Ekspertët e kanë analizuar një ditë më pas aksionin dhe thonë se uniformat blu kanë gabuar.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj duke komentuar vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha tha se ka shkelje të procedurës. “Rutina të nxjerr jashtë rregullave” tha Hajdarmataj gjatë një interviste për abc.

“Të gjitha strukturat e policisë kanë procedura. Mendoj se aty ka shkelje të procedurave. Çdo njeri shpreh dhimbjen për familjen e viktimës. Por mendoj ta trajtojmë çështjen si është trajtuar. Ndalimi i automjeteve, është bërë një rutinë e përditshme dhe rutina të nxjerr jashtë rregullave. Duket si diçka normale, disa çunakë në një makinë, policia i ndalon. Nuk kanë arritur të zbatohen këto procedura standarde jemi edhe përballë këtij fakti që ndodhi kjo që ndodhi” shprehet ai.

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta tha se probleme ka pasur edhe në organizmin e aksionit nga policia e Lezhës. Në një intervistë për Top Channel ai kritikoi futjen e policisë vendore në aksionin për eleminimin e parcelave me kanabis, aksione për të cilat përgjigjen struktura të caktuara si repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Renea.

“Nëse ne do merremi me kontrollet e automjeteve, duhet që patjetër që punonjësi i policisë që merr pjesë në grupin e kontrollit të jetë i pajisur me anti-plumb se ai nëse nuk ka këto pajisje, nuk ka si merr pjesë në kontroll. Janë disa teknika profesionale për mënyrën se si kontrollohet një mjet kur ka persona brenda. I dinë forcat speciale. Edhe kur hapet bagazhi ka një teknikë. Se mund të ketë lëndë shpërthyese” tha Fishta.

Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë në Universitetin e Tiranës tha se shkeljet në ndalimin e Aldi Ramës janë të shumta. Policët tha ai duhet të jetë shumë e kujdesshme të mbrojnë jetën e tyre, pastaj të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“Nuk kemi dashur të flasim në respekt të humbjes së jetës së oficerit të policisë, se unë kam vënë re që aty ka shkelje të rregullave dhe të standarteve që përdoren nga ana e policisë së shtetit për postblloqet dhe ndalimin e personave që dyshohet se kanë rrezikshmëri kriminale. Mënyra se si ata (policët) kanë ndaluar, kanë rrezikuar jetën e tyre, pra i kanë dalë përpara makinës, ndërkohë që në rregullat standarte, gjithmonë makina lejohet të parkojë para makinës së policisë, jo mbrapa. E dyta, kanë dalë të tre nga makina dhe banditët kanë pasur fushëpamje, që nëse do të ishin të tre nën efekt, të armatosur dhe me tendencën për të qëlluar, do t’i kishin vrarë të tre. E treta, afrohen dhe bëjnë veprime kaotike dhe nuk kanë asnjë forcë, asnjë element, asnjë subjekt mbështetës, që do të thotë janë dy persona, që duhet të vendosen në dy krahë të kryqëzuar në anët e makinës dhe një i tretë, që është suport. Mënyra si ata u afruan, si vepruan, po të shikoni pasi vrasësi hapi zjarr, kolegët e policët ikën me vrap për të gjetur një vend për t’u mbrojtur. Ku i kanë antiplumbat? I mbajnë në magazina. Ishin në plan operacional. E dinë që pranë parcelës me kanabis mund të ketë persona të armatosur. Pse janë kaq të pambrojtur këta njerëz?” u shpreh Karamuça.

Ekspertët bien dakort se në reagimin e parë ndaj 21 vjeçarit Aldi Rama, policët vepruan në nxitim e sipër, duke mos e menduar se do të qëlloheshin me armë. Në anën tjetër duket se policia e Lezhës nuk e kishte vlerësuar siç duhet rrezikun e ndërhyrjes në parcelat me kanabis, pasi grupi i policëve që shkoi aty ishte i papërgatitur për reagimin. Ndërsa këshillohet që në aksione të tilla të ndërhyjnë forcat speciale, është e qartë se veshja e jelekëve antiplumb do t’i kishte shpëtuar jetën policit Saimir Hoxha.©Lapsi.al

13 Comments

  1. Një i burgosur në takimin e Berishës: Jam me arrest shtëpie, jepi gaz Sali se jam i pari që marr kallashin.evi kokKarja e salihut pjelle e komunizmit salih vegel e ketij mafjozi antar i trustit të geshtenjave qe se fundi eshte perjashtuar nga ky klan mafioz

    1. Ngushlime familjes por në menyren se si kane vepruare ate police dhe ne pergjsi siqe veptone e gjithe policija e shteti eshte per të vër duare në koke edhe në Afrige veprone më prefesjonalishe dhe munde të perdorin antiplumba.. komplet të pa pergatitur të pa stervitem pa junuforem vaje medet më mire të thuashe

      1. Ne Shqiperi nuk vret kush Polic ne mes te dites, nuk ndodh.
        Ky tipi nuk ishte nje kriminel, por ishte thjesht nje idiot qe me pas vrau dhe veten.
        Problemi ketu nuk eshte jo profesionalizmi i Policise, por fakti qe po mbusht vendi me droge, me mbeshtetjen e Qeverise

        1. Ka diçka te vertete ne ko.entin tuaj.
          Ndalimi nuk ishte postobllok por kontroll rutin edhe pse duhet te menaxhohet me mire..
          Mbjedhja e vendit me hashash keto pasoja ka !

  2. mgjarja eshte orodukt i qeverise dhe rames

    kanabizimi, inkriminimi dhe helmimi i te rinjve në një anë dhe në anën tjetër të ngjarjes kemi një polici të shkatërruar të inkriminuar të dobësuar

    rezultati është me 2 viktima në dhe dhe 2 familje të vrara përgjithmonë

    viktima të tjera presin rradhën

    shkaku është i qartë, i dukshëm, i prekshëm dhe i pranishëm sot e gjithë ditën, kanabizimi masiv i vendit nga sahmir tahiri dhe edi rama

    të gjithë kanë ngjyer gishtat me policë politikanë ambasadorë punëtorë tregtarë trafikantë ndërtues etj shumë kanë në xhepa nga paratë e drogës, ndersa shqiptarët numërojnë viktimat dhe përjetojnë dramën e jetës. shumë të tjerë marrin rrugën e krimit drogës prostitucionit dhe akoma më shumë marrin rrugët e botës për tu larguar nga ky vend i nëmur, i zënë në çark nga rama dhe rampjellja

  3. Media e shitur koke e kembe te rampjellja e quan 21 vjecarin jetim, nje bandit.
    21 vjec ai sa ka dale nga adoleshenca. Qenia njerezore e kesaj moshe ka impulsivitet e vetebesim te mbivleresuar ndersa arsyeja s’ka mberrit kapacitetet optimale.
    Bota sivellezerit e tij as nuk i burgos por i con ne institute rehabilitimi.
    Por ne me arsyetim handikapat kemi BURRACAKET E POLICISE dhe MEDIAS marshalla, qe inkompetencen skandaloze duan ta mbulojne para publikut duke quajtur bandit nje te ri adoleshent.
    Argumenti qenka historiku kriminal i tij. Kur? Kur ishte 16 vjec 19 vjec?

    Me cfare ka fol policia e shtetit permes skuadrioneve te bodrumeve ne forumet e gazetave keto dite, ajo provoi vetefajesine ne vdekjen e policit.
    Dhe KRIMIN ne vrasjen e Aldi Rames ku gjithe bodrumi ulerinte per djegie vrasje e masakrim te tij me liber shpie.
    Ket djale e vrane policia e shtetit dhe mjeku i kriminalistikes.

    1. Ik more moter qier po te vjen keq per nje moster ty aa !..apo je dhe vete moster si ky atehere peit radhen te vrasesh veten legen..
      Po per policin ste vjen keq ty moster se tu prish parcela e kanabisit ndyresire..prit rrallen o llumm

  4. Qe kur na qenka nje gabim teknik i policise ceshtja kunder droges??

    Droga ia ka kaluar dhe Covid-it!

    Sado te perpiqen police, karrociere e berbere, taoballet dhe tahiret e tomdoshet do te bejne ligjin npermjet droges!

  5. As Lulzim Basha e as Evi Kokalari, nuk u bënë vetë liderë përmes meritokracisë, por ata thjeshtë janë të përzgjedhurit e Sali Berishës. Ata janë të “emëruarit” e tij në krye të PD, për hallin e vet personal, pa vullnetin e të djathtëve shqiptarë. Herën e parë, me zgjedhjen e Lulzim Bashës, kjo skemë përfundoi si tragjedi për Sali Berishën. Ndërsa herën e dytë, historia dihet që përsëritet gjithmonë, thjeshtë si komedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu