• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga operacioni i SPAK në Dibër: Personat u arrestuan sapo dorëzuan paratë

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm i SPAK në Dibër, ku u arrestuan dy persona. Sipas njoftimi të SPAK rezulton se një qytetar me inicialet H.Sh, kërkonte të punësohej si mësues dhe për këtë ka kontaktuar me një punonjës të Këshillit të Qarkut Dibër me inicialet F.F. Ky i  fundit, kundrejt 100 mijë lekëve i ka premtuar se do të ndikojë tek drejtuesit e Zyrës Arsimore.

Në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i lekëve, janë vënë në pranga në flagrancë të dy personat.

‘’Në kuadër procedimit penal të SPAK, nga veprimet ka rezultate se shtetasi H.Sh, ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i  fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H.Sh, të punësohet si mësues pranë kësaj zyre .Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100 mijë lekësh nga shtetasi H.Sh, kundrejt shtetasit F.F, kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat material.

Shtetasi H.Sh, dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë shtetasi F.F, dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë’’, thuhet nga SPAK.



3 Comments

  1. ueeeee tu u mor me vogelsira

    o spaku inceneratoriiii

    kontrata e beqes tek shendetsi

    unaza e re

    ppp
    koncesionet
    tenderat e akshit, ministrive

    keto shikoni or plehra
    merreni me vogesira leke per te hyre ne pune si mesues

    harxhoni 100 mije euro per nje arke me peshq

    100 mije euro per te denuar nej qe hyn ne pune mesues

    spak muti

  2. Shefja e arsimit ne Diber eshte Brikena, fare pa shkollimin perkates per kete pozicion. Lul Dani eshte bashkshorti i saj , njekohesisht dhe sekseri i shitjes se vendeve te punes nga e shoqja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *