• |
ide | kryesore

Flasin e dashura dhe nusja e xhaxhait të Aldi Ramës: Fajtore shoqëria e keqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fax News ka publikuar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha. Nusja e xhaxhait mohoi që Aldi Rama të kishte një armë, por ajo shtoi se ai ishte konsumues i hashashit duke thënë se e pinte rregullisht si duhan.

“Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puna e armës, nuk e kuptoj. E provova ta telefonoj por e kishte fikur. Më kanë majtë deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo. Jo. Nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, – tha ajo.

Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familjarët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.

“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi është një njeri shumë i dashur. Si ka mundësi që Xhuljo Vokrri nuk është kapur akoma. Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kurrkënd. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”, – u shpreh e dashura.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *