• |
ide | kryesore

Grushte me punonjësit e sigurisë në Milan-Atletico: denoncohen dy tifozë kuqezinj

-Instant, Sport



Mbrëmë, në Milano, gjatë Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë janë denoncuar se kishin sulmuar punonjësit e sigurisë në San Siro, pasi këta të fundit tentuan t’i largonin nga stadiumi sepse po silleshin në mënyrë të papërmbajtur. Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes, kur fyerjet e tyre ndaj arbitrit Cakir, në zonën e parmakut të unazës së parë portokalli, tërhoqën vëmendjen e steward-ve që vendosën t’i largonin tifozët.

Me një gjest të parë të bezdisjes, njëri prej të dyve, 37 vjeçar, i shkuli lejekalimin punonjësit të sigurisë që po e shtynte drejt daljes, duke e ofenduar. Në ndihmë të tij, mbërriti edhe një steward i dytë, që mori një grusht në fytyrë nga shoku i tifozit të parë, një 22 vjeçar që gjithashtu u përfshi në grindje (i dëmtuari është një 44 vjeçar i cili do t’i duhet të ketë një prognozë prej 5 ditësh për një fytyrë të mavijosur). Të dy, tifozët e Milanit, banues në Zvicër, u identifikuan nga Digos, që i denoncoi ata për dhunë ndaj një punonjësi të shërbimit publik dhe 22-vjeçari, edhe për dëmtime personale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *