• |
ide | kryesore

Miranda Kerr flet për raportin me Orlando Bloom: Jam e bekuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Miranda Kerr ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me ish partnerin Orlando Bloom.

Gjatë një interviste për podcastin “Ladies First With Laurra Brown”, Miranda u shpreh se ata janë akoma miq të mirë dhe nuk kanë pasur kurrë konflikte me njëri tjetrin.”Unë gjithmonë kam dashur më të mirën për të dhe ai gjithashtu për mua.Është e pabesueshme që Orlando dhe unë kemi qenë në gjendje të gjejmë partnerë të tjerë që bashkëpunojnë vërtet mirë me ne dhe janë mirëkuptues.Është një bekim për mua dhe nuk ka nevojë të ketë zënka dhe hatërmbetje mes nesh. Mund të jetë një marrëdhënie harmonike edhe pse ne nuk jemi më bashkë dhe ju mund të jeni dashamirës me ish-partnerin tuaj.”, rrëfeu modelja Bloom dhe  Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në vitin 2013 dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar të quajtur Flynn.Më pas ajo u martua me themeluesin e rrjetit social “Snapchat”, Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë.  Ndërsa, aktori  aktualisht është i fejuar me Katy Perry-n dhe kanë një vajzë së bashku.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *