• |
ide | kryesore

Qëlloi veten pasi vrau policin në Lezhë, ndërron jetë autori 21-vjeçar Aldi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi dje për vdekje nënkomisarin e policisë, Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës. I riu u qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.

21-vjeçari u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi orës 10:30, në Ishull Lezhë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë u plagos me armë zjarri oficeri i nënkomisari Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *