• |
ide | kryesore

Rama flet pas homazheve për oficerin e rënë në detyrë: Mbështetje financiare e konsiderueshme për familjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka folur pas homazheve të mbajtura në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që u vra dje në krye të detyrës. Rama tha se është një çast i rëndë për të gjithë dhe i shprehu ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij, ku edhe theksoi se mbështetja financiare për familjen do të jetë e konsiderueshme.

Rama shtoi se kjo mbështetje nuk e kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin.

“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, por edhe të gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhët të bëj me dije se qeveria ka vendosur sot mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament pas mbledhjes së parë të qeverisë për fëmijët, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Natyrisht nuk ka fonde dhe nuk ka mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin, të cilit babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama.



5 Comments

  1. Po po, e keni si shpelarje kete!

    Keto jane koseguencat e lenies dore te lire te drogave, qe nga hashashi e deri tek kokaina. Jo se nuk kane ekzistuar perpara se te vinin talebanet mavi ne pushtet. Por me ardhjen e ketyre, lulezoi gjithcka.

    Prisni se nuk ka mbaruar akoma!

  2. Mbasi e kthyet policine ne fshatar me meditje dhe shefat e tyre pronar tokash ku mbillet droge , ju po te paster ngelet

  3. Rama tregon vlerat e tij qytetare dhe njeriut me zemer te madhe jo si maloku Berisha qe futi drogen ne Shqiperi dhe sot bertet kundra Edi Rames dhe droges Harroi qe plantacionet me hashash te Lazaratit ishin prone e ketij maloku te piset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *