• |
ide | kryesore

Situata e tensionuar me targat/ Sot vazhdon tryeza e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kosova dhe Serbia do të ulen ditën e sotme në tryezën e dialogut për herë të parë pas reciprocitetit të targave.


Në Bruksel do të takohen shefat e grupeve negociatore, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviç nga Serbia.


Ata do të diskutojnë për dialogun dhe tensionet në Veri teksa në prani të tyre do të jetë i dërguari i BE, Miroslav Lajçak. Nuk dihet nëse në takim do të marrë pjesë diplomati i lartë amerikan, të dërguarit Gabriel Escobar.

Ndërkohë në Veri të Kosovës është dita e dhjetë e bllokadës nga protestuesit serbë dhe i vetmi propozim që ka pranuar Vuçiç deri më tani është dialogu në nivel negociatorësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu