• |
ide | kryesore

Spanja merr vendimin, të gjitha skuadrat me stadiumet plot: vetëm Barcelona jo

-Instant, Sport



Stadiumet do të jenë 100% të hapura në Spanjë, duke filluar këtë fundjavë. Ministria spanjolle e Shëndetësisë dhe Komunitetet Autonome kanë vendosur njëzëri t’i japin fund kufizimeve në stadiumet e futbollit, të cilat, për këtë arsye, mund të hapen nga e premtja, me kapacitet të plotë, pas kufizimeve kundër Covid. Mbeten ndërkohë kufizimet në Katalonjë, me hyrjen në impiante të limituar në 60% të kapacitetit.

Këshilli interterritorial i Shëndetit në Spanjë, gjithashtu, ka miratuar edhe një kapacitet prej 80% në pallatet e sportit për basketbollin dhe ka përcaktuar se këto janë masa të zakonshme për të gjithë vendin, për një periudhë nga 1 deri më 31 Tetor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *