• |
ide | kryesore

Tensionet në veri, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje: Prishtina largon forcat speciale, Beogradi heq barrikadat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga arritja e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket çështjes së targave. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë pas takimit në Bruksel se, sipas projekt-marrëveshjes, të shtunën forcat e KFOR-it do të zëvendësojnë njësitë e posaçme të policisë së Kosovës në vendkalimet kufitare ne veri dhe njëkohësisht duhet të hiqen barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.

“Pika e tretë ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas kësaj marrëveshje, nëse Serbia e nënshkruan finalisht, të shtunën KFOR-i do të vendosë trupat në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Pastaj pas disa orëve, Policia e Kosovës do të përcjellë shtensionimin e situatës me fillimin e largimit të barrikadave, duke tërhequr Njësitë e Posaçme Speciale, ndërsa Serbia do të heqë barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë. Për këtë do të kenë tetë orë, të dy palët”, ka thënë Besnik Bislimi.

Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, duke zëvendësuar Njësitë e Posaçme Speciale, që paralelisht me barrikadat e protestuesve serbë, do të largohen nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.

Bislimi sot në Bruksel ka zhvilluar takime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në Bruksel gjendet edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Palët kanë zhvilluar takime individuale me Lajçakun, ndërsa ende nuk ka pasur një takim trepalësh.



1 Comment

  1. Prisni njëher të firmoset. Në parimin gjasme janë Ok serbët, por deri te Firmosja pale sa gjëra hiqen apo shtohen në favor të Serbisë, sikurse u bë në Shtëpinë e Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *