• |
ide | kryesore

Ursula von der Leyen për situatën mes Kosovës dhe Serbisë: Të vazhdohet me dialogun

-Instant, Lajme, Planet



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Kosovë ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ka komentuar situatën e krijuar ditët e fundit në veri.

Leyen në fjalën e saj ka theksuar nevojën për shtensionimin e situatës. Ajo përmendi se negociatorët e Kosovës dhe Serbisë aktualisht ndodhen në Bruksel për ta gjetur një kompromis për tejkalimin e kësaj.

“Së pari, çështjet që po i shohim aktualisht në kufi. Më reflektoni të flasim rreth kësaj fillimisht. Ndërkohë që ne jemi këtu, në Bruksel po zhvillohet takimi mes negociatorëve. Negociatorët shpresoj që kanë mandat të fuqishëm për të negociuar. Jam thellësisht e bindur që duhet të shtensionohet situata dhe të vazhdohet me dialog. Unë vij nga një vend dhe nga BE-ja që e di se çfarë nënkupton kjo”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se e kupton padurimin e qytetarëve të Kosovës për tu integruar në BE.

 “E di që ka padurim për të ecur përpara. Ta marrim këtë dhe ta vendosim në një konstrukt të punës për të ardhmën e rajonit. Përvoja ime është që nëse ndryshoni në mënyrë efektive, ju i afroheni ëndrrave. Jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo më tej foli edhe për ekonominë, duke theksuar planin për krijimin e vendeve të reja të punës që do të paguhen mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *