• |
ide | kryesore

VIDEO/ Erdogan pyet Putin: Sa antitrupa ke nga vaksina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin, ka pritur në një takim në Soçi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin kanë zhvilluar edhe një bisedë rreth anti-trupave që kanë pas vaksinimit.

Bisedën e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.

“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.

Pas kësaj përgjigjeje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët.

Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V.

Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.

“Epo mirë pra, herën tjetër”, – ka thënë Putin.

https://www.youtube.com/watch?v=sOaP995kIVU



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *