• |
ide | kryesore

Pyetja që mbështetësit e Bashës “harrojnë” ta bëjnë

1, 2, Ide
andi bushati



Tonet e larta dhe mesazhet e foltores së Sali Berishës po e ndajnë gjithnjë e më shumë në dysh opinionin opozitar. Në varësi të faktit nëse janë pozicionuar pro Bashës, ose pro ish mentorit të tij, palët po përzgjedhin argumentat që i shkojnë për shtat vetëm njërit nga kampet.

Për të parët, lëvizja e Berishës është e pasinqertë dhe nisur nga motive ekskluzivisht personale. Ata e shohin atë si shprehjen e egoizmit eksesiv të një patriarku të gatshëm të sakrifikojë krejt familjen duke e përdorur si mburojë për vete. Ata denoncojnë hipokrizinë e zbulimit, pas të vjelave, të tradhëtive, bizneseve dhe pazareve të Bashës me Ramën. Ata nuk e durojnë dot mungesën e ndershmërisë në shpjegimin që jepet tani për dështimet e politikave të ndjekura në harkun e viteve 2013 -2021.
Pra shkurt, sipas tyre, për shtysat personale, argumentat hipokritë dhe qëllimet e dyshimta, aksioni i Berishës e dëmton opozitarizmin.

Lexo me tej:

Pesë të gënjeshtra të foltores së Berishës kundër Bashës

Krejt ndryshe logjikon krahu tjetër që e sheh peshën e mekatit vetëm tek Basha. Për ta, kreu i PD mashtron kur thotë se nuk kishte rrugë tjetër veçse ti nënshtrohej trysnisë amerikane. Ata nuk e kapërdijnë dot sjelljen prej autokrati qesharak që vendos vetë, pa pyetur kërkënd. Justifikimet se Berisha është i panjollë, se ai sendërzon historinë e demokrateve, por kushtet na detyrojnë ta vrasim pak, ngjajnë edhe më absurde në sytë e atyre që e shohin Bashën si një lider të kapur peng.

Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

Po ti shqyrtosh një e nga një pretendimet e të dyja kampeve, ato duken sikur janë të drejta. Edhe Basha edhe Berisha kanë hipokrizi, gënjeshtra dhe manipulim në versionin e tyre të ngjarjeve. Ata numërojnë gjysëm të vërteta që po ti përtypësh të shkëputura nga konteksti, i japin të drejtë atij që bën i fundit enumeracionin e vet të njëanshëm.

Kjo lloj përzgjedhjeje selektive shumë e dukshme, si në debatin brenda partiak, po aq edhe në atë mediatik, është e bazuar tek një teknologji e njohur komunikimi. Principi i saj mbështetet tek parimi i thjeshtë i këndit se ku përcakton ta vendosësh kamerën. Ose e fokuson atë tek mëkatet e njërës palë, ose tek ato të tjetërës. Të gjithë refuzojnë të përdorin kamerën këndgjërë që i jep publikut një panoramë të plotë.

Pikërisht për të përfituar një tablo sa më reale, ne duhet ti shmangemi pyetjeve kurth, se kush gënjen më shumë dhe mashtrimet e cilit grup janë më të pabesueshme.
Tani palët kanë hyrë në një betejë politike dhe përvoja na ka mësuar, se sa do keq të na vijë, në Shqipëri kjo luftë nuk zhvillohet asnjëherë në mënyrë të ndershme.

Pra, për të kuptuar të vërtetën, ne nuk duhet të mbetemi peng i dilemës se kush po spekullon tani. Ne duhet të ngrejmë disa pikpyetje të tjera: Kush e frymëzoi dhe kush e nxiti “non grta-n” e Berishës? A nuk ishte Rama ai që e paralajmëroi gati dy vitë më parë? Nga e dinte kryeministri shumë para kohe një vendim të qeverisë amerikane? Dhe më tej akoma: Mirë frymëzimi mund të jetë nga kundërshtarët politikë të Berishës, po përfituesit cilët janë? A nuk erdhi goditja menjëherë sapo brenda PD-së filloi të qarkullonte ideja radikale e kontestimit të zgjedhjeve të blera? A nuk po fërkon duart Edi Rama, duke e parë opozitën të përleshet mes vetes deri në asgjesim?
Pra një gjë është e qartë: edhe inspiruesi edhe përfituesi i aktit që mban firmën e sekretarit të shetit Blinken është kryeministri. Duke e çertifikuar këtë akt, duke vendosur personalisht për përjashtimin e Berishës, me apo pa ndërgjegjje, Lulzim Basha u bë pjesë e një skeme që përçau opozitën. Ai luajti lojën e Edi Ramës dhe tërhoqi vëmendjen nga diskutimi i krimeve të pushtetit.

Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës

Përpara se të vëmë në peshore gjysëm të vërtetat që artikulojnë, qoftë berishistët, qoftë kundërshtarët e tyre, ne nuk duhet të harrojmë të shtrojmë pyetjen themelore, që qëndron në gjenezë të gjithë kësaj historie. Ne duhet të vëmë gishtin mbi arkitektin që skicoi konturet e gropës së varrit për PD-në.

Por, fatkeqësisht, Basha dhe mbështetësit e tij, i shmangen shpënies në thelb të kësaj historie, sepse po të bëjnë këtë, del e qartë se, me aktet që kanë kryer dhe me qëndrimet që po mbajnë, ata çojnë ujë drejt pushtetit të Ramës.

Prandaj thënia e kësaj të vërtete, bërtitja e saj me zë të lartë, nuk ka të bëjë aspak, as me rreshtimin në krah të Berishës, as me marrjen në mbrojtje të trashigimisë berishiste. Sepse edhe me këtë fushatë, të mbushur me plot hipokrizi, dhe të pavërteta, lideri historik i PD-së po tregon se është i njëjti që kemi njohur këto 30 vjet. Por ama, thënë këtë, atij i duhet njohur një meritë, që qoftë edhe për arsye personale, vendosi të denoncojë njeriun që e ka shndërruar opozitën në fasadë duke u bërë, me hir apo me pahir, zgjatim i skemës së Edi Ramës.

©Lapsi.al



46 Comments

  1. Respekte per zotin Kadilli qe kerkon reformimin e vertete dhe ringritjen e opozites . Saliu dhe Luli jane te dy njesoj dhe nuk sjellin asgje te re per opoziten.

      1. Mor qelbesire staliniste bllokmene fugshpumse 19.21 merushja eshte bashkepuntori I ngushte I saliut ,njesoj si lulushi pavaresisht se te dy e tradhetuan Doktorin.Ai vete i ka perzgjedhur dhe I ka bere udheheqes ne politike dhe media .

    1. pyetja që harrojnë të bëjnë është ça karin jemi tu bo akoma me bashën

      basha nuk ka ça të shesë më, partia i ka ik, kshu që do shesi këta që i lëpijne koqet ramës ose bythën fugës, dmth gaz bardhin gridaren salianjin gjekmarkajn, alibeajn e noi mizë muti tjetër

      pyetja është ça karin bëjnë me bashën?

      mos kujtojnë që do ketë ofertë nga berisha dhe pd për ta??

      2 gjera kanë , të hanë rrogën e këtij mandati , dhe të.shesin votën në parament te rama si ata gjytyrymët e opozitës parlamentare gjuzi murriz etj

      pd ka vend për të gjithë por jo për veglat e ramës në pd.

      nesë pendohen mund të shpëtojnë diçka
      këta janë legena por jo budallenj
      aktualisht janë duke u paguar nga rama , po nesër kur tu bjerë pazari??

      prandaj pyrtja është ça bëjnë akoma me bashën??

      mos vallë gjekmarkaj është gzu tej mase si malok që është për postin e deputetit ?? a mos i duket vetja si figurë kombëtare në një parlament ordiner??

      zëra thonë që nuk është çudi që ti rrehet mendja si figurë kombëtare, si përfaqësus i ndritun , hahahaah
      ama në tavë te rama hahaha

      palaço burrë malok si sandër lleshi të ndyrë

  2. As Lulzim Basha e as Evi Kokalari, nuk u bënë vetë liderë përmes meritokracisë, por ata thjeshtë janë të përzgjedhurit e Sali Berishës. Ata janë të “emëruarit” e tij në krye të PD, për hallin e vet personal, pa vullnetin e të djathtëve shqiptarë. Herën e parë, me zgjedhjen e Lulzim Bashës, kjo skemë përfundoi si tragjedi për Sali Berishën. Ndërsa herën e dytë, historia dihet që përsëritet gjithmonë, thjeshtë si komedi

  3. “….Pra një gjë është e qartë: edhe inspiruesi edhe përfituesi i aktit që mban firmën e sekretarit të shetit Blinken është kryeministri. …”

    Po le kokrren e mutit me kte llogjike mongoloidesh.

    Po si me arriti Ramazoni me ndiku te jo nji po te dy administrata amerikane ne perfitim te vet?
    Po kshu thoni edhe per cdo ambasador, cdo i derguar is US, cdo ndermjetes te EU, per Merkel e Makron….. i bleu Rama!!!

    Po kush e qi Ramen, Berishen e Bashen?

    Ne 99n ata ngriten avionet me e fut AL dhe KS nga ana ktej e gardhit. Kush e nxjerr hunen nga gardhi e ha mrena. 97ta nuk eshte edhe kaq larg, Rama edhe Luli e dine kte muhabet. Saliu se ka kuptu akoma.

    1. Ti po që e ke kuptu

      firmat e lobingjeve pse paguhen me miliona?
      lobet pse funksionojnë?

      mos janë idiot funksionalë ata që i paguajnë?

      apo marrin diçka në këmbim nga angazhimi i lobuesve?
      mos vallë në këmbim , ndryshohen qendrime, hyjnë në veprim politika të tjera , apo nxirren akte te administratës, qasje të tjera ndaj çështjeve?

      amdrika është biznes, hudh lekët merr shërbimin.
      mos u trego naiv idealist .

      pikërisht se jemi vend idiot lobimi është i suksesshëm në masë të madhe.
      praktikisht mund të bësh çtë duash.

      por a nuk të bën përshtypje, pse psh sajmir tahir nuk është non grata?
      apo rrahman rraja?
      osr ulsiu i dosjes 184, qefalia, dhe termet termet ia ke q… ??
      çudi e madhe asnjë nga dosja e dibrës as volvo 4 me deputetë cyrbja ndraxhi etj

      po çrëndësi ka kjo

      fajin dihet kush e ka

      shqipëria ka vetëm përparim progres

      pi refor.a në drejtësi?? sukses i madh

      edhe pse ska apel funksional as gj të kartë dhe aspaku merret me komisonerë të vdekur arka me peshq dhe bakshin 1 m leke për mësues në dibër

      vazhdo ti beso ertv dhe fugen
      keni edhe një pupac si basha për të besuar tashmë

      ik o koqe

          1. Po pra, ti po me mat nivelin mu e po me trego se si funksionon Amerika. Une kam nja 20 vjet ne Amerike. Hik e futi nonji byrek tani.

          2. tani kadal i cik jari, kjo sesa kohe ne amerike as qe ja vlen te diskutohet, nuk te ben me te zgjuar, biles trushplarja me e madhe ndodh ne amerike, qytetari mesatar amerikan eshte copa e injorantit, jo ndryhse nga cje ti.
            ja ke 20 vjet por sta verteton dot njeri, ja ta zeme se i ke 20 vjet me rutinen pune shpi shpi pune se vijne bills dhe duhen paguar, si edhe infot i merr nga mediat kazan te shqipersie , sheh paketat shqiptare si cdo shqiptar ne amerike , por duket qe je nivel fastfood
            Ja psh une kam qe 1992 ne amerike, por ca rendesie ka kjo , ti nuk e verteton dot, as sa vite as ca universiteti kam bere, e as ku punoj ketu

            prandaj shko fshi buzet po te thom

            je fugshpumsi i lapsit… mos boj poca kot

            per ty i paemer

            30/09/2021 te 21:58

  4. berisha ka thënë troç që skisha asnjë amvicje . një deputet dhe aspak aktiv në parti. tjetër gjë që shumë rrinin urtë ngase berisha sfliste
    berisha as kishte ndërmend të niste asnjë gjë por u ngacmua me qëllim të mbrapshtë për të humbur pd jo për 4 vjet pushtet në 2025 e sigurt me bashën, po për ta bërë opozitën copa copa për 30 vjetë të ardhshëm

    berisha reagoi , koha është e duhur, deri në 2025 janë 4 vjetë për tu forcuar dhe artiluluar si opozitë fitimtare pa bashën.

    berisha ska ambicje, nuk do jetë më kryetar as kryeministër por do kete influencë në parti .
    kryetari i ri duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hajrit.
    jo i zgërlaqur i zënë rob nga rama.
    me bashën kryetar 1 pd sfiton kurrë 2. opozita bëhet si murrizi gjuzi etj. shenjat jane me gridaren salian jin gjekmarkaj gaz bardh kurvën belind këlliçin etj bashfugshqyer

  5. Vazhdohet e thuhet që PD po pëson çarje, nuk e di se ku shihet kjo pasi që tani Berisha ka 75% të anëtarësisë me vete, dhe në fund të aksionit do ketë gati 95% të saj në mbështetje të tij.

    Basha ka 8 vite opozitë, ka patur aq shumë skandale dhe keqqeverisje sa Rama do duhej të ishte rrëzuar nga pushteti çdo 20 ditë gjatë këtyre viteve.

    Vertetë Rama ka ndikuar në non-gratan e DASH me anë të lobingjeve të fuqishme të spekulantit filantrop duke u përpjekur për të eleminuar politiksiht rivalin që rrezikonte më shumë pushtetin e tij, duke përdorur si klering mbështetjen për projektin e Open Balkan. Por nuk i kanë bërë llogaritë në rregull me sa duket…

    Pyetja është se cili është projekti i Berishës pas rrëzimit të Bashës, çfarë do bëjë për të siguruar të ardhmen e PD, për të bashkuar të gjithë frontin opozitar dhe cili do jetë roli i Opozitës për “Open Balkan”, “Narcos-in”, “Bandat”, “Oligarkët & Konçensionet”, “Masakrën Elektorale”,  “Emigrimin Masiv”, “Situatën Ekonimike”, “Sektin Sorosist”,  “Reformën në Drejtësi”, “Reforma Territoriale”, etj….

    ps: Basha kur të shkarkohet nga kryetar, do e dorëzojë mandatin e deputetit apo mund ti duhet për imunitet.

    1. do ta telendisë rama, do i thotë hidhe në gjyq partinë , këtu do jemi po nuk shkoi në gjykatë basha të telendiset edhe më keq se çpo telendiset.

      ça kujton se pret basha tashmë kur po e sheh situatën?
      me zero mbështetje ai pretendon se eshte kryetar?
      k
      kujton se nuk e di basha qe ska më mbeshtetje?
      e di fare mirë.

      por si pupac që është pret udhëzimet e ramës për të bërë më shumë dëm

      tirana fieri vlora durrësi, mbështetja është shumë e qartë për berishën dhe kerkesa është e qartë basha të largohet.
      por basha spo jep si jal që do largohet sepse është peng i ramës
      pse sflet rama?
      sepse po të flasë do çojë tek pd dhe berisha

      basha është rob i ramës.

      1. Nuk është Basha nga ato që mund ta mbajë me forcë ose të bëjë të tilla dallavere që hyjnë në konflikt direkt me bazën, se po të ishte do e kishte rrëzuar Ramën me kohë. Mjafton një protestë dhe i hypën avionit të parë…

  6. Te besh analize morale-politike per klasen politike shqiptare, eshte humbje kohe. Thenja e nje buri shteti te huaj, se ne Shqiperi, politikanet nuk je ne gjendje ti dallosh se ku fillon engjelli e ku mbaron djalli ka nje saktesi deshperuese. Te analizosh kush eshte i dobishem, i ndershem, idealist, Basha apo Berisha eshte kotesi. Lereni te perplasen horrat e ndoshta nga kjo perplasje mund te lind shkendija e nje ripertitje shpirterore e intelektuale ne Shqiperi.

  7. YMER GELBAZA I VJEDH FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FB DHE TWITTER DHE MASTUBOJN ME FRROK CUPIT DHE KOL SALLAKU SKYPE LIVE NE SKYPE-ZAGARET DUHET LIDHUR thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM QFAR MUND TE JETE NJE BURRE QE E AKUZON BABAIN E TIJ SI EDI RAMA KUR E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN SE JA PALLOJ GRUAN DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,DHE YMER GELBAZA KELLIRA QE JA VODHI DOKUMETAT NE GJYKATE DHE JA PUBLIKOJ DHE TANI ESHTE PENG I NJERI TJETERIT

  8. OR KY YMER GELBAZA PSE NUK I TREGON DOSJEN E PLOTE GREG KRISTAQ RAMES- BURRI I BOTES E MERITON TE DI KUSH ESHTE BABAI I TIJ EDI APO KRISTAQI? thotë:

    EDI RAMA DHE ALEXANDER VUCIC I PAGUAJN YMER GELBAZA KELLIREN DHE BATON HAXHIUN PER SULMUAR DHE OFENDUAR VJOSA OSMANIN DHE ALBIN KURTIN..

  9. YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI DHE BATON HAXHIU 30 VJET KARRIER SI BYTHLEPIRES,E FILLIUN KARRIEREN DUKE E LEPIR SALI BERISHEN DHE PO VAZHDOJN DUKE E LEPIR EDI RAMEN thotë:

    ZOTI BUSHATI QDO DITE E SHIKOJ NE YOU TUBE KUR NE NJE DEBAT ME MENTOR NAZARKON DHE FATOS LUBONJA ME VANGJUSH DAKON,POR TE LUTEM NJE TE TILL E MERITON EDHE BATON HAXHIU SE EDHE KY ESHTE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA

  10. Basha e ka ditur qe kariera e tij ka perfunduar qysh ne momentin qe atakoi Berishen.Duke e njohur Berishen,llogaria e tij eshte e thjeshte – Berisha do me godase por jo per vdekje,ndersa pengmarresit jane te pameshirshem -ekzekutim politik por edhe ndonje ceshtje penale te hapur me denim me sherbim prove.Fabule thjeshte nuk ka nevoje per analiza “me the te thashe”. Basha e ka pergatitur doreheqjen dhe daten kur do ta jape ate,keteedi edhe bufi.

  11. C’pjerdhje logjike Bushat,

    Dmth, duke qene se lideri historik i PD-së po tregon se është i njëjti hipokrit e manipulues që kemi njohur këto 30 vjet, kurse Basha po zbuloka veten te tille se fundmi, ia vlen te mbeshtesim te parin per merita konsistence !

    Me te tilla pjerdhje logjike motivove dhe daljen nga parlamenti e mosfutjen ne zgjedhjet lokale.

    Po, për të kuptuar të vërtetën, e per te mos mbetur peng te spekullimeve, le te ndjekim logjiken tende e t’i pergjigjemi pyetjes : Kush e frymëzoi dhe kush e nxiti pozicione te tilla humbese per PD’ne. Qartazi arrijme ne konkluzionin qe ti (me pak se Blinkeni) punon pa asnje pike dyshimi qe Rama te qendroje ne pushtet !

    Na kenaqe Bushat

  12. Nese qenka Edi Rama urdheruesi ne DASH i asaj ‘non grata’ per Berishen, atehere Rama paska celesat e Zyres Ovale ne Uashington!!

    z. Bushati, ne ka njeri ne politiken shqiptare qe i duhet Sali Ram Berisha verdalle duke bere gam-gam, ky eshte Edi Rama!
    Edi Rama erdhi ne pushtet ne 2013 me slloganin “Fajin e ka Saliu”
    Me Sali ne goje beri fushate 8 vjet ne zgjedhjet vendore e te pergjithshme.
    Ne zgjedhjet e 2021 per gjate gjithe prillit tha vetem – Po ika une do te vije Saliu!
    Pra Edi Rama ka 8 vjet qe fiton me Sali Ramen ne goje dhe Lulzim Basha ka 8 vjet qe humbet me Sali Ram nen sqetull!

    Prandaj : Shqiperia duhet ti jape fund nje ore e me pare ciklit 30-vjecar te qeverisjeve me mbetjet Toksike Dhjetor-90 ku Bajga e ndare me dysh e Ram Alise EdRam+Sali Ram akoma qelbin realitetin Shqiptar edhe 30 vite me pas.

  13. ndodh që një mbrëmje në derën e shtëpisë së Lulit të shfaqen dy apo tre mesazherë, prej atij lloji që dërgohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda PD nëpër qarqe, ta përshëndesin dhe me delikatesë ti japin në dorë një zarf e ti thonë: “E ke prej doktorit!”.

  14. Nëse e krahason me “thikat pas shpine”, që ti Sali u a ke futur të tjerëve, ky veprim është dinjitoz sipas thënies “bën baba të të ngjajë”. Nëse e krahason me motivin, siç deklaron ai, se e bëri për të mirën tënde, të partisë apo të Shqipërisë është hipokrizi, se po të ishte kështu duhet që ta ndërmerrte këtë veprim qysh ditën që u shpalle ti “non grata”.

  15. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

    Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

  16. Dje po shikoja shume emisione politike duke bere zaping . Dhe ajo qe me beri me shume pershtypje ishte se pothuajse ne çdo emision , nga analist dhe moderator behej i njejti afirmim ose supozim . Berisha fiton ne kete gare por Basha nuk e njeh e nuk e pranon kete kuvend . Disa thonin nuk jep vulen , disa nxirrnin shume teori ku Basha nuk jep kete e nuk jep ate apo nuk pranon kete e nuk pranon ate . A kuptoni se ne ç’realitet po jetojme ? Ne akoma jemi me absurditetin ” po deshi kryetari ” , “po deshi njishi” ndersa ju z.Bushati thoni se kush eshte pyetja qe duhet te bejne mbeshtetesit e Bashes ? Kur ne kete vend mendjet me te ndrituara qe kemi(analistet , politikan e politolog) mendojne ne kete menyre atehere vaj medet se ç’ndodh ne shtresat e ulta e shume me te ulta .
    A ekzistojne rregulla , norma dhe ligje ne kete vend ? Pse me teorine e deshires se njishit do ecim akoma ?

    Pale pastaj kur shikon se ata qe mbrojne Bashen sot , jane pothuajse po ata qe deri dje nuk lane tallje , ofeze , peshtyme e m*t pa i hedhur persiper athere te vijen zorret ne fyt dhe pyet veten : a kane ndopak cipe keta njerez ?
    Akoma vend i çudirave do ngelemi jet e mot ? Vend absurd ku edhe çudite nuk çudisin me askend ?

  17. Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime.

  18. Sakte Bushat. Por nqs flasim per PD, une mendoj se PD nuk i duhet me as Basha, as Berisha. Ndryshe PD- ne e vrane, e copetuan. Jo se u behet vone Bashes apo Berishes, por nuk do i duhet me askujt PD – ja. As Berishes per te mbrojtur femijet e vet, as Bashes per te qene kryetar i perhershem i opozites, se per te fituar nuk behet fjale.

    1. berisha ska ambicje, por është për këtë punë. basha as sia vlen me e diskutu
      PD i duhet një kandidat i vërtetë
      i djathtë dhe i zgjuar. përvojën e fiton gjatë katër vjetëve në.opozitë. pd i duhet ekip i ri drejtues. gridarja salianji belind këlliçi gaz bardhi gjekmarkaj apo të tjerë si alibeaj duhen zëvëndësuar me djem e vajza të zotë
      ka plot të rinj, por poeta duhet të jetë hapur

      me bashën dhe këta që ka afër nuk të voton njeri e le më të të afrohet dikush

  19. Spaho ka edhe një këshillë për Salianjin,ndërsa i kujton historinë e ‘Babales’: “Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën”.

  20. Foltoret mund te flasin kunder Bashes, por tentojne diku tjeter. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.

    Kujtojmë që ndër vite Ryerson ka qenë një ndër mbështetësit e Berishës dhe i vetmi ambassador amerikan që nuk është përplasur me të.

    Por edhe ai e “tradhtoi”.

  21. një militant lavdëroi Sokol Olldashin dhe pa ju dridhur gjunjët fare u ngrit në këmbë e mbajti një minutë heshtje për të, e më pas u betua se nuk ndërhyri në fushatën e tij. Ndërhyri aq brutalisht, sa ka kërcënuar nënkryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, plus dhjetëra kryetarë degësh, që të mos mbështesin Olldashin.

    Por Olldashi nuk është më dhe Berisha e ka traditë që kundërshtarët e vdekur i do shumë. Si Azemin.

  22. Berisha pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, Z.Blinken që e shpalli “non gratta”, doli publikisht me vendimin që do ti dilte në krye kësaj akuze vetë dhe hapi i parë që bëri, ishte hedhja në gjyq duke marë si avokat një emër të njohur francez.
    Njëkohësisht të gjithë shqiptarët nuk duhet të harojnë se ai deklaroi publikisht se nuk deshte në asnjë mënyrë të implikonte Partinë Demokratike në këtë çështje duke pretenduar se do të merej vetë me te.
    Realisht Basha me vendimin e tij për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD, nuk bëri gjë tjetër, veçse realizoi dëshirën e tij të shprehur publikisht.
    Në përceptimin tim, nga të gjithë politikanët e PD, përfshirë edhe Berishën, është vetëm Z.Basha që nuk ka sulmuar publikisht asnjë nga krerët e kësaj partie, edhe kur me apo pa të drejtë ka larguar shumë syresh.
    Ndërkaq , Basha është sulmuar kryesisht nga “kundërshtarët” e tij, vetëm kur ata janë larguar duke u zevendësuar me të rij e më e keqja, me po ato akuza e portretizime të Ramës, Veliajt apo Tao Ballës.
    Partia Demokratike shqiptare lindi në fillim vitet 90 , jo si një organizatë e strukturuar me programe të kjarta të së djathtës europiane, por thjeshtë si një reaksion i ligjshëm demokratik ndaj diktaturës më kriminale staliniste në Europë, diktaturës enveriste, e kjo është arsyeja që akoma edhe pas 30 vitesh, është abuzuar me nocionin e lirisë së mendimit.
    Një popull që ka përjetuar për gati 5 dekada një diktaturë komuniste ekstreme që ndalonte mendimin e lirë, e ka të vështirë të kuptojë sistemin demokratik duke ngatërua anarshizmin me liberalizmin.
    Sigurisht që liria e mendimit është një kërkesë bazë e demokracisë, por një shtet demokratik nuk mund të funksionojë si në anarshi ku medoemos duhet të dëgjohet zëri i cilitdo.
    Debati e liria e mendimit duhet patjetër të mbizotërojë në demokraci, por ama vendimmarja meret vetëm me parimin votave të shumicës.
    Kanë pretendimin disa të larguar nga udhëheqja e PD, se janë më të aftë se “Luli” e ju është bërë padrejtësi se janë larguar e zëvëndësuar nga të rij.
    Pjesa më e madhe e tyre, largimin nga postet e shpjegojnë me abuzimin në zgjedhjet mbrenda partisë.
    Dihet se nga PD u krijuan shumë fraksione e deri “parti të reja” që haptazi bashkëpunuan me socialistët, por të gjitha përfunduan si thela e bishtit ose u shkrinë fare.
    Bënë të tilla prova me parti “të reja” që nga Imami, Shehi e deri tek Patozi, Topalli apo Murrizi.
    Dihet përfumdimi i tyre.
    Rra poshtë tërësisht alibia se ata qenkan nënvlerësuar nga udhëheqja e PD apo nga kryetari, pasi u pa se në përballje me votën e gjërë elektorale, rrezultuan të humbur.
    Në “foltoren” e Berishës në Shkodër, mediat kanë veçuar “kritikat” e dy zonjave për doktorin se edhe ai nuk ka bërë aq sa duhet për të persekutuarit e pronat
    Në fakt mua më tërhoqi vëmëndjen më shumë fjala e një të riu drejtues i FRD për Universitetin e Shkodrës, me thirrjet e tij kundër përçarjes së PD , e abuzimeve anakronike me nocionet e baballarëve e bijve.
    Ka në Europën perëndimore shembuj liderësh që kanë fituar disa mandate, por përgjithësisht ka dominuar ndrimi i brezave e ata që nuk janë rizgjedhur, janë larguar thuajse plotësisht nga aktiviteti politik duke u marë me profesionet e tyre e jetën private.
    Përse duhej që 30 vite pas shembjes së sistemit diktatorial enverist, në krye të parlamentit shqiptar të zgjidhej një ish ministër i sigurimit si Gramoz Ruçi ?
    Fatos Nano, kreu i PS, ish PP, u përshëndet për dorheqjen e tij pas zgjedhjeve të 2005, por pas 16 vitesh , po sillet rrotull për tu bërë president.
    Sali Berisha, si një ndër themeluesit e PD, presidenti i parë i zgjedhur me vota reale popullore, u rizgjodh në 2005 si kryeministër, me premtimin se do ta ribashkojë partinë e do ta zgjerojë ate.
    Por pas dorheqjes së tij të dytë në 2013, si mund të pretendojë ai që të rivijë në funksion udhëheqës kur po ndërmer një fushatë përçarëse të partisë së tij duke zhvlerësuar brezin e ri të politikanëve ?

    1. MERNI SHKRIME NGA MERUA DHE I BOTONI KETE E KUJTONI SE INFLUENCONI?
      O PLLA KARASH DIÇKA NGA VETJA MUND TE THONI? APO MENDON PARTIA EDHE PER JU?

  23. Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?!

  24. Çfarë thoshte Pjetër Arbnori për Berishën, para se të vdiste: Cari i PD-së më ka lënë pa punë, pa rrogë. Ai është përjashtues

  25. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

    Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës.

    Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.

  26. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë

  27. “E vërteta për Evi Kokalarin”/ Rrëfimi i Geri Kokalarit për ‘trampisten’ e Berishës: Babai i saj në komunizëm mburrej me Enverin dhe kishte lidhje me Saliun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *