• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja shmanget konflikti/ Detajet e kompromisit Kosovë-Serbi në Bruksel

-Instant, Arkiva, Kryesore

Pas dy ditësh plot tensione dhe përplasje në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur një marëveshje in ekstremis për të shmangur një konflikt që mund të përshkallozohej rrezikshëm në kufirin e Kosovës Veriore, në pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut. 


“Ne e kemi një marrëveshje. Pas dy ditësh negociatash intensive” lajmëroi i pari negociatori i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në thelb të marrëveshjes qëndron dakordësia për të tërhequr nga zona e konfiktit trupat e njësisë speciale policore të Kosovës, njëkohësisht me çbllokimin e rrugës nga kamionët e protestuesve serbë.Kjo do të ndodhë tështunën në 2 tetor nga ora 8:00 e mëngjesit dhe duhet të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00. Për garanci që kjo do të realizohet në këtë zonë do të futen trupat ushtarake ndërkombëtare të KFOR-it.


Kjo është marrëveshja për sa i takon anës së sigurisë. Por ajo parashikon se si do të zgjidhet edhe problemi i targave i cili u kthye në një mollë sherri pasi qeveri Kurti vendosi të zbatojë parimin e reciprocitetit me Serbinë. Të hënën e 20 shatatorit qeveria e Kosovës vendosi që gjithë veturave me tagra serbe që kalonin në territorrin e saj tu vihej një targë provizore që kushtonte 5 euro, pasi prej kohësh edhe Beogradi aplikon një masë të tillë. 

Lidhur me këtë konfrontim, marrëveshja parashikon vendosjen e reciporocitetit pasi Serbia do të vazhdojë të mbulojë simbolet e kosovës në targat e veturave të saj, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kosova me automjetet serbe.   

“Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme” thuhet në pikën 2 të tekstit të marrëveshjes. Për një zgjidhje përfundimtare do të vijojnë bisedimet pas datës 21 tetor në Bruksel.

Kryeministri kosovar e ka cilësuar këtë marrëveshje si një fitore të masës së reciprocitetit të vendosur prej tij dhjetë ditë më parë: “Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

Nga ana e tij edhe presidenti i Serbisë Vuçiç e quajti fitore për të marëveshjen e arritur. Ai nënvizoi faktin se nuk do të ketë më targa të përkohshme, as heqje të targave (pasi u vendos vetëm bullimi i simboleve të tyre), e “sidomos jo heqje të targave KM (Kosovska Mitrovica) të lëshuara nga Beogradi” theksoi ai.

Marrëveshjen në mes të dy vendeve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, e ka mirëpritur edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e cilësuar atë si një lajmë shumë të mirë për rajonin.

“Është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Është mirë për gjithë rajonin. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.

I gjithë konflikti filloi në 20 shtator kur veturat që deri më athere mbanin targa të Serbisë, u detyruan t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse kërkonin të qarkullonin brenda territorit të Kosovës.

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit, qytetarë serbë u grumbulluan afër pikave kufitare në Veri, duke i bllokuar rrugët me kamionë si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Serbia, me anë të helikopterëve ushtarak e avionëve të prodhimit rus MIG-29 provokoi situatën në veri të vendit.

Si pjesë e kërcënimeve, Serbia dërgoi një divizion të tankeve në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi nga qyteza e Rashkës.

©Lapsi.al

9 Comments

  1. Albin , Shija e hidhur do nidhet raundin tjeter te bisedimeve. Mos u gezo kot.
    Pergatitu per krijimin e associationit te komunave Serbe, se e keni nenshkruar dhe pranuar.
    Fitove ca palo targa dhe i hape pune te gjitha qeverive pasardhese te Kosves me krijimin e associationit te komunave Serbe.
    Fitove nje gjysem veze ( thjesht u kthyet ne statukuone e 2016) , tani pergatitu tju japesh pulen .
    Lexo se cfare shkruar Petkovici ( kryenegociatori i serbise) sot . ‘ Kurti duhet te pranoje tani ceshtjen e associationit’ i cili do te jete tema pasardhese qe do diskutohet ne bruksel.
    Pra serbet e ngriten aq lart steken me targat . bene aq shume zhurme dhe treguan muskujt per nje ceshjte kaq teknike , thjesht per te parapergatitur terenin per bisedimet per krijimin e associationit.
    Tani Albin , behu gati dhe hiq ushkurrin e brekve se do te te ….

    1. "Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet"-Albin Kurti(30/09/2021) thotë:

      ?, qe eshte e sigurte qe je nga zyra e Rames (Endri apo Edi, nuk e di). Turp te te vije qe gezohesh nqs Kosova do detyrohet te krijoje Asosacionin. Albini nuk eshte Edi Rama qe te blihet, te shantazhohet, te tradhetoje, dhe ta konsideroje atdheun si placke personale qe mund te beje cte doje, keshtu qe mos u gezo para kohe, se Asosacion me kompetenca ekzekutive do te kete vetem ne enderrat e Vucicit,Dacicit,Vulinit,dhe Rames, por jo ne realitet, jo ne praktike,jo ne terren. Le te thote Vucici dhe ky tjetri qe e ke cituar, cte doje, por Asosacion me kompetenca egzekutive kurre sdo te kete. Turp per te gjithe shqipfolesit politikane ne Kosove dhe Shqiperi qe nuk iu gezuan kesaj arritje te sotshme.

      1. Ti qenke komplet debile .
        Ku e pe ti qu une u gezova qe Kosova do te detyrohet te pranojje associationin ?
        Ti ke ardhur ketu per te share Ramen apo per te mbrojtur Albinin ? Se me shume po shoh sharje per Ramen . Mua nuk me perzihet fare , as per Ramen e as per Albinin. Por ti po tregon se nuk i ke 2 pare mend ne koke.
        Sa per Associationin e krahinave serbe , une nuk dua ti degjoj emrin, por kjo nuk varet as nga une, as nga ty qe vjen ketu dhe na luan rolin e patriotes dhe koha do tregoje se nuk varet as nga Albini.
        Une mendoj se e gjithe kjo ishte nje teater per te pergatitur terrenin ne menyre qe qeveria e Kosoves te mos kete asnje arsye te forte ti thote jo kesaj ceshtjeje qe eshte dakortesuar , dhe pranuar nga pala kosovare qe ne 2011. Tani Serbet , do thone nuk diskutojme asnje ceshtje tjeter gjate dialogut po nuk u zgjiidh ceshtja e associationit , sic u zgjidh dhe ceshtja e targave.

        1. Se çdo thonë serbët për Asociacionin kjo dihet e kanë thënë dhe më parë nëse i ke ndjekur zhvillimet. Por çështja e zbatimit të shumë prej atyre që janë nënshkruar më herët është e dyanshme dhe ato që bien ndesh me Kushtetutat e dy vendeve Serbi apo Kosovë e nuk kanë të bëjnë me reciprocitetit teknike praktikisht nuk do të mund të zbatohen të pakten deri sa të vijnë tek njohja reciproke. Pra reciprociteti Albanit për zbatim është gjetje e atyre që janë mendimtarë e atdhetarë. Tung!

          1. Rezervohu sa te duash , e di c’fare mendon dhe nuk dua tja di fare. Por nese vjen dhe komenton , vetem e vetem te shash Ramen , tregon qe kemi te bejme me nje person te frustruar , qe nuk po e gelltit dot humbjen dhe qe eshte gati te komentoje kundra Rames dhe ne lajmet per motin sot dhe neser , vetem e vetem se ka gjetur pak hapsire mediatike per te nxjerre zorret e barkut.
            Lexoje dhe nje here ate qe ke shkruar dhe do kuptosh qe ke gabuar shenjester.
            MENDIMI IM eshte qe Albini po e luan shume keq politiken e jashtme.
            Ti shihe si fitore kete marrveshjen e targave, por qe ta kuptosh se sa shume ke fituar , lexo pa marrveshjen e 2016 ( qe negocioi Edita Tahiri) per targat dhe do kuptosh qe ajo ishte me e mire se kjo e sotmja . PRA KEMI REGRES !!!!! M

        2. Nga menyra se si shkruan duket sikur thelle thelle deshiron qe te deshtoje Kurti, gje qe nuk eshte mire per Kosoven aktualisht, na pelqen apo jo si kryeminister Kosova ka humbur shume ne te kaluaren. Ka shume pune per ti dhene vetes fytyren e nje shteti dinjitoz.
          Pse duhet ndjellur zi dhe pesimizem kur fundja duhet me e mbajte shpresen gjalle?
          Ose ketu eshte qeshtje inatesh, paragjykimesh ideologjike apo dashakeqesie, ose ose eshte
          frika.

  2. Nëse e krahason me “thikat pas shpine”, që ti Sali u a ke futur të tjerëve, ky veprim është dinjitoz sipas thënies “bën baba të të ngjajë”. Nëse e krahason me motivin, siç deklaron ai, se e bëri për të mirën tënde, të partisë apo të Shqipërisë është hipokrizi, se po të ishte kështu duhet që ta ndërmerrte këtë veprim qysh ditën që u shpalle ti “non grata”.

    1. Qenke i obsesuar kundër Saliut, tu paska ngulë thikë në tru Sala..haha.
      Sa për suksesin apo dështimin e politikes se jashtme të Albanit, ja lëmë kohës dhe shiko pasojat pas 1 viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu