• |
ide | kryesore

Detajet/ 2 zyrtarët e burgut të Peqinit ndihmuan në lirimin e Viktor Ymerit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 zyrtarë të Burgut të Peqinit janë vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të enjteje. Bëhet fjalë për ish-shefin juridik Gani Shehu dhe kartelistin Lulzim Kadiu të cilët akuzohen për falsifikim të kartelave të punësimit.

Dyshohet se Shehu dhe Kadiu kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve, mes të cilëve edhe të Viktor Ymerit të cilit i kanë shtuar më shumë orë pune që të përfitonte para kohe lirinë.

Viktor Ymeri u lirua nga gjykata e Elbasanit në 27 dhjetor të 2019 pasi ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të Vlorës.

Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e Ymerit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në burg të cilat u konvertuan në 5 muaj e 16 ditë burg. Këto janë zbritur nga totali i dënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim.

Ymeri u arrestua në vitin 1999 me akuzën e vrasjes me dashje duke u dënuar fillimisht me 25 vite burg. Disa vite më vonë, teksa ishte në burg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite burg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e vrasjes. ©LAPSI.al

Viktor Ymeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *