• |
ide | kryesore

Dhunë, shpërdorim detyre dhe vjedhje, disa të arrestuar në Tiranë nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 46-vjeçarit B. U., i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin B. B., i cili aktualisht ndodhet në spital. Gjithashtu, është bërë i mundur dhe arrestimi i B. B., 66 vjeç nga Golemi i Kavajës.

Ai punonte topograf në Njësinë Administrative Golem dhe gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dëm të disa shtetasve.

Sakaq, gjatë natës, policia thotë se dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën në pronësi të shtetasit A. D., ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. U., 56 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin B. B, 66 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. N, 63 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

A. P(S), 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 29.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B. B, 66 vjeç, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë, sepse në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon.

Paraprake: Me datë 29.09.2021, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetas sirian rreth 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprake: Gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në firmën e shtetasit A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *