• |
ide | kryesore

Diskutimi/ Dozë e tretë vaksine edhe në Shqipëri, kush mund ta marrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vaksina më e preferuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit ka qenë Pfizer dhe kinezja Coronavac.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini thotë se Komiteti Teknik po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç.

“Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhjetorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar.

Edhe vaksina kineze ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime.

Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç”, – tha Tomini në Report TV. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *