• |
ide | kryesore

Gjiknuri mohon debatet për Tom Doshin në Shkodër: Spekulime!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mohuar që kjo forcë të ketë një marrëveshje me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.


I pyetur për debatet e forta në mbledhjen e fundit me socialistët në Shkodër ku anëtarë të partisë, deputetë dhe kryetarë bashkie u ankuan se vendet e punës ishin zënë nga PSD-ja, Gjiknuri tha se janë spekulime.


“Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend.

Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët.

Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD. Marrëveshje nuk ka. Është e drejta e tyre pse mbështesin qeverinë. Duhet të pyesni PSD. Po e them zyrtarisht nuk kemi marrëveshje me PSD,”– tha Gjiknuri në ABC.

Kjo është hera e parë që Gjiknuri flet për mbledhjen e 23 shtatorit në Shkodër ku ishte edhe vetë i pranishëm. Deklarata e tij vjen vetëm pasi Rama e mohoi debatin në studion e TCH, pak ditë më parë.

Në mbledhjen e Shkodrës, anëtarja e PS-së, Blediana Nika e cila ka qenë drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër ka debatuar me Gjiknurin dhe Klosin se vendet e punës po i marrin përfaqëues të PSD-së. Anksa pati edhe nga deputeti Paulin Sterkaj dhe kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Me qarte nuk ka se si ta sqaroje,po a i mbushet mendja guvernatores Qimete,se ne trushpelaret nuk kemi dyshu asnjehere ne drejtesine ,ndershmerine dhe largpamesine e vendimeve te liderit suprem qe marte nga ditet e “Rilindasve”

  2. O gazeta, nqs faktoje.al ka gjetur me prova se Rama genjen mbi referencat per agjencine e mediave, a duhet SPAK te hetoje per shperdorim te detyres permes mashtrimit dhe genjeshtres????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu