• |
ide | kryesore

Gjykata e Korçës mbetet me 4 gjyqtarë/ Dhoma e Avokatisë thirrje KLGJ: Plotësoni sa më parë vendet vakante

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka mbetur me 4 gjyqtarë së bashku me kryetarin e saj. Dhoma e Avokatisë së Korçës ka shprehur shqetësimin për këtë fakt teksa me një thirrje drejtuar KLGJ ka kërkuar plotësimin sa më shpejt të vendeve vakante.

Për avokatin Arben Lena, Gjykata e Korçës është në kolaps teksa një gjyqtari i caktohen 200 dosje. Sipas tij, në këto kushte gjyqtarët japin edhe vendime të pasakta për çeshtje të caktuara, por edhe në zgjatjen e afateve të gjykimit

‘’Kemi pasur një gjëndje kolapsi në gjykatën e apelit ku për hir të së vërtetës duhet të themi që në gjykatën e apelit janë komanduar gjykatës së shkallës së parë e cila dihet shumë mirë nga njerzit që punojnë në sistemin e drejtësisë që nk është e ligjshme pasi gjykatësit e shkallës së parë nk mund të gjykojnë në gjykatat e apelit dhe në këto gjykata mund të komandohen njerëz që janë në të njëjtin nivel por megjithatë është një zgjidhje e pranueshme sepse nëse nuk do komandoheshin edhe këta shkpnte në kolaps të plotë.

Jemi në gjykatën e shkallës së parë, kjo gjykatë duhet të ketë 14 gjyqëtarë dhe ditën e sotme ka 4 gjyqëtarë plus dhe kryetarin e Gjykatës që punon me gjysëm ngarkese pra jemi në një gjëndje që gradualisht po shkon në një kolaps.

Kjo ka sjellë si rezultat ngarkimin e Gjykatësve me shumë dosje. Është mëse në normale që një gjykatës që ka  200 dosje është e pamundur që ti lexojë ato dhe ndodhemi në kushte që shpesh edhe gjykatësi të japë vendime që nuk janë të sakta, por problemi është edhe në zgjatjen e afatit të gjykimit, në mospasjen e një procesi të drejtë sepse të kesh 200 dosje është e pamundur jo më ti lexosh dhe të kuptosh thelbin e dosjeve por as ti mbash mend fabulat e gjykimit.

Për këtë arsye ne si Dhomë e Avokatisë Korçë i bëjmë thirje organeve ligjzbatuese të gjejnë mënyrën për plotësimin sa më parë të vendeve vakante,nuk diskutohet që mjetet ligjore egzistojnë dhe ka edhe praktika dhe të mos lihet në një proces që po agravohet gjithnjë edhe më shumë.

Në këtë Gjykatë në muajin korrik ishin 7 gjykatës,tani kemi vetëm 4 për arsye nga më të ndryshmet por nëse do vazhdohet me këto ritme atëherë të gjithë e dinë shumë mirë që gjëndja është skandaloze qoftë për të marrë drejtësi,qoftë për tu drejtuar gjykatës,respektimi i afateve e pavarsisht se përmendet shpesh slogani “Drejtësi e mohuar drejtësi e vonuar”,unë mendoj që nuk jemi në ato kushte që pretendojmë thjesht për drejtësi të vonuar por në kushtet që nuk pretendojmë fare për drejtësi,z gjidhjet egzistojnë, vetëm mungon vullneti për të plotësuar Gjykatat.’’- tha avokati Lena.

Avokatja Entela Dvorani nga ana tjetër thotë se me këtë ritëm çështjet duan 5 vite të zgjidhen kurse Gjykata e Shkallës së Parë sipas saj momentalisht është jofunksionale.

”Në qoftë se ne jemi trajnuar si avokatë karriere për aksesin në drejtësi për qytetarët korçarë që t’iu drejtohen gjykatave dhe të gjejnë zgjidhjen e të drejtës së tyrë . Ne kemi lobuar me të gjitha grupet e interesit që për çdo të drejtë që kërkoni dretojuni gjykatës. Sot vijmë dhe iu themi, kërkesat tuaja janë në dekadencë dhe të pazgjidhshme. Ju lutemi qytetarëve që konfliktin brenda familjes, konfliktin për bashkëpronësinë ruajeni brenda familjes sepse gjykata është ineficente, kërkesat tuaja do të vijnë këtu dhe do të duan 5 vjet të marrin zgjidhje. Ne si avokatë mund t’iu ndihmojmë me sugjerime por jo me vendime pasi vendimarrja është e Gjykatave. Prandaj këtë zgjidhje ua japim për vendim gjyqtarëve me qetësinë e tyre. Jemi përpara kësaj gjykate që nuk funksionon. Kapaciteti i 4 gjyqtarëve aktualisht janë këtu dhe janë më të mirët në rang vendi, por jemi përpara një kolapsi gjyqësor. Të doni të kërkoni gjyqtarë si ata që u larguan nuk do ti gjeni nga ana profesionale nëse ishte pasuria është konflikt tjetër.”- tha avokatja Dvorani.

Momentalisht Gjykata e Korçës ka si gjyqtarë  Iva Zemanin, Floreja Davidhin, Sonjela Voskopin, Genti Dokollarin kurse Markelian Kuqo dhe Ariola Kristo janë shkarkuar nga Vettingu, teksa Maksim Qirjazi ndërroi jetë vetëm 3 javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *