• |
ide | kryesore

Kim Kardashian , dhuron shumën e madhe monetare për familjen në nevojë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka dhuruar së fundmi një shumë të madhe parash për një familje në nevojë.

Sipas “GoFundMe” Kim i dha një nëne të katër fëmijëve 3000 dollarë. Gruaja në fjalë, e cila ka tre djem dhe një vajzë, tha se burri i saj vdiq nga COVID-19 dhe ajo gjithashtu humbi punën e saj si rezultat i pushimeve të kompanisë për shkak të pandemisë.Në bazë të kësaj u mësua se një përdoruese me emrin Kim Kardashian West dhuroi shumën e plotë. Ky lajm u konfirmua dhe nga disa burime të cilët u shprehën për “Page Six” se Kim nuk dëshironte të zbulonte identitetin e saj. “Kim vërtet i dhuroi ato para. Ajo donte ta bënte atë në mënyrë anonime dhe dha shumën e plotë që kërkonte nëna kur e bëri postimin, e cila ishte 3000 dollarë”, treguan burimet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *