• |
ide | kryesore

Lajçak publikon dokumentin: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi marrëveshja Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 2 ditësh të bisedimeve intensive mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë është arritur një marrëveshje për reciprocitetin e targave. Lajmi është dhënë nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak i cili ka publikuar edhe dokumentin ku provohet diçka e tillë.

Kjo marrëveshje vjen në një moment kur mes dy shteteve ka pasur tensione të shumta aq sa u arrit që të vendosnin forcat speciale ushtarake në kufitin e tyre. Në marrëveshjen e arritur njoftohet se në datën 2 tetor do të largohen barrikadat dhe policia ndërsa në datën 4 tetor do të fillojë reciprociteti i targave të përkohshme me etiketa ngjitëse.

Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.



4 Comments

  1. U zbytth edhe Albini. As edhe 2 jave nuk e mbajti presionin. Ku e ka reciprocitetin tani. Fute te vendi e mos u ndje Albin. Ivetmi qe doli burre ne Kosove eshte Haradinaj qe nuk e rruajti shume as per amerikane, francez, sorosianë tirane apo sumça Brukseli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *