• |
ide | kryesore

Mbi 100 viktima nga përleshjet e bandave në burgun e Ekuadorit, 5 prerje koke

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 116 numri i personave që kanë vdekur në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit dhe mbi 80 të plagosur. Lajmi konfirmohet nga zyrtarët të cituar nga mediat ndërkombëtare, të cilët e kanë përshkruar atë si dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit. Të paktën pesë të burgosurve iu prenë kokën në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.

Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata. U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin e burgut, i cili strehon të burgosur të lidhur me bandat globale të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *