• |
ide | kryesore

Përplasje mes karteleve/ 116 të vrarë në një nga burgjet e Ekuadorit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Familje të tëra të dëshpëruara janë mbledhur në një burg në Ekuador të cilin policia po përpiqet ta vërë nën kontroll pasi një përplasje me armë ka lënë të paktën 116 viktima. Beteja shpërtheu të martën ku të burgosurit përdorën eksplozivë dhe armë zjarri mbi njëri -tjetrin.

Familjet po kërkojnë lajme për të afërmit e tyre, por disa viktima janë të prera ose të copëtuara dhe identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Ekuadorit. Ajo që po ndodh aktualisht brenda kompleksit të burgjeve të Guayas është e paqartë.

Zyrtarët thanë se burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre, por dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar sërish shpërthime dhe të shtëna armësh. Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë për të “ruajtur rendin”.

Mediat vendase thanë se disa prej të burgosurve u ishte prerë koka. Fakti që ka vetëm 2 policë janë plagosur tregon se kjo është një luftë mes të burgosurve dhe jo një përpjekje për një kryengritje në burg. Mediat lokale raportojnë se vrasjet mund të ishin urdhëruar nga jashtë burgut duke pasqyruar një luftë për pushtet midis karteleve meksikane të drogës që po zhvillohet aktualisht në Ekuador.

Përplasja zhvillohet mes kartelit të Sinaloas dhe atij të Jalisco. Prerjet e kokës dhe natyra brutale e dhunësë brenda burgut janë shenja dalluese të karteleve meksikane, të cilët shpesh vrasin rivalët e tyre në mënyrat më të tmerrshme për të përhapur terror.

Në shkurt, 79 të burgosur u vranë në përleshje të njëkohshme në 4 burgje. Ekuadori është një vend tranzit për kokainën e kontrabanduar nga Peruja fqinje dhe Kolumbia dhe kartelet e fuqishme meksikane të drogës thuhet se veprojnë përmes bandave lokale.

Brenda burgjeve ka probleme me mbipopullimin dhe mungesën e rojeve. Pas incidentit të fundit, Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *