• |
ide | kryesore

Plagosi një person me sende të forta, arrestohet 47-vjeçari në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Krujës ka vënë në pranga një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *