• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të bukës/ Deputetët e PD: Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës të vijë në Komisionin e Ekonomisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend



Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë të Autoritetit të Konkurrencës, më datë 4 tetor.

Sipas demokratëve, rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, ka ndikuar në thellimin e varfërisë.

Me këtë shqetësim, deputetët e PD kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *