Këngëtari , R Kelly është shpallur fajtor para pak ditësh për abuzim seksual me 11 persona.
Gjithashtu u zbulua se këngëtari kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.Reperi është shpallur fajtor për të gjitha akuzat më të cilat ai përballet. Dënimi për të do të jepet në datën 4 maj dhe mund të kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës së tij pas hekurave.Ky vendim vjen 13 vite pasi artisti u lirua nga akuzat për pornografi të fëmijëve pas një gjyqi në shtetin e Illinois.Në lidhje me këtë, në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-bashkëshortja e reperi, Andrea Kelly rrëfeu se është mjaft e trishtuar për shkak të fëmijëve pasi mori vesh lajmin. “Unë e kam shumë të vështirë sepse ndryshe nga pjesa tjetër e viktimave të tij, unë gjithashtu ndaj fëmijë me të, unë kam qenë e martuar me të. Unë mbaj kapelën e një të mbijetuare dhe të një avokati, por gjithashtu mbaj kapelën e një nëne dhe një ish-gruaje. Kështu që është shumë e vështirë për mua. . Unë kam aftësinë të ndahem dhe të distancohem prej tij, por gjaku i tij kalon nëpër venat e fëmijëve të mi dhe është pjesë e ADN -së së tyre dhe ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj edhe nëse duan. Kështu që është shumë e vështirë për mua të jem në atë pozitë”, u shpreh ajo. Andrea dhe Kelly u martuan në vitin 1996 dhe u ndanë në 2009 pasi ajo e akuzoi këngëtarin për dhunë fizike. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.