• |
ide | kryesore

UEFA i jep të drejtë Milanit: arbitri Cakir drejt pezullimit

-Instant, Sport



Nuk do t’i kthejë Milanit pikën e merituar, të humbur kundër Atletico Madrid, por, të paktën, do të jetë me vlerë për një kënaqësi të vogël. Arbitrimi i turkut Cakir të martën në mbrëmje nuk u pëlqye nga drejtuesit e UEFA-s të cilët, në fakt, u pajtuan me kuqezinjtë, të zemëruar me penalltinë e dhënë ndaj Colchoneros me kohën praktikisht të përfunduar, dhe janë gati të pezullojnë gjyqtarin ekspert. Në veçanti, organizimi më i lartë evropian pranoi se penalltia e caktuar për spanjollët ishte inekzistente dhe se bashkëpunimi midis Cakir dhe arbitrin në VAR Bitigen ishte i pakët dhe përfundimisht joproduktiv.

Përkundër disa dëmeve të pësuara, në fakt, kuqezinjtë praktikisht nuk kanë protestuar kurrë në dy vitet e fundit dhe i kanë arkivuar gabimet e gjyqtarëve si njerëzore pa e ngitur kurrë zërin. Por nëse edhe një njeri objektivisht i qetë si Stefano Pioli ka vendosur të thotë fjalën e tij, kjo do të thotë që kufiri është tejkaluar përfundimisht dhe se në Milanello padrejtësinë e pësuar nuk e kanë kapërcyer dot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *