• |
ide | kryesore

Video/ Kumbulla i kthen besimin Mourinhos: Roma 4×4 në Conference League

-Instant, Sport, Video



Roma rrëmben fitoren e katërt në katër ndeshjet e luajtura në Conference League; e dyta në raundin kualifikues. Zorya shpërbëhet në shtëpi 3-0. El Shaaraëy hapi serinë e golave në minutën e 7′, me një asist të Darboe; goditja me kokë e Smalling vlen dyfishimin e rezultatin në minutën e 66, ndërsa një përplasje topi favorizon golin e tretë të shënuar nga Abraham (68 ‘). Verdhekuqtë janë tani në vendin e parë me pikë të plota në grupin C, me 2 pikë më shumë se Bodo/Glimt që e ndjek.

Derbi tani mund të jetë lënë (pothuajse) pas shpine. Roma konfirmohet në rrugën e saj të qartë në këtë kompeticion, në të cilën ka arritur vetëm fitore (përfshirë dy ndeshjet paraprake kundër Trabzonspor), duke realizuar 13 gola dhe duke pësuar vetëm 2. Provë e mirë e Marash Kumbullës, që u preferua nga Mourinho si titullar, në qendër të mbrojtjes së bashku me Smalling. Në Slavutych Arena, edhe Zorya i është dorëzuar fuqisë dërrmuese të të besuarve të Mourinhos, që kthen sytë nga kampionati.

Group A Europa Conference League
FC Alashkert 2-4 HJK
LASK 1-1 Maccabi Tel Aviv
Group B Europa Conference League
Gent 2-0 Anorthosis
Partizan Beograd 2-0 Flora Tallinn
Group C Europa Conference League
PFC CSKA-Sofia 0-0 Bodoe/Glimt
Zorya 0-3 Roma
Group D Europa Conference League
AZ Alkmaar 1-0 Jablonec
CFR Cluj 1-1 Randers FC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *