• |
ide | kryesore

Aksident te rruga e Elbasanit, përplasja shkakton rradhë të gjata trafiku

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar një dëme të mëdha materiale. Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip Opel dhe një fouristradë tip Kia.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar. Ndërsa si pasojë e aksidentit të ndodhur, janë shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e rradhëve të gjata të trafikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *