• |
ide | kryesore

Apeli i Posaçëm pushon çështjen për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit.

Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë e rrëzoi kërkesën për konfiskim, SPAK bëri ankim në Apel dhe kërkoi konfiskim të pasurive, por pastaj hoqi dorë, ndaj u vendos pushimi i çështjes. Altin Hajri është pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, e cila i ishte sekuestruar duke filluar që nga data 3 shkurt e vitit 2020.

Kompleksi “Golden” ishte subjekt i OFL pasi dyshohej se ishte ngritur nga burime parash që vijnë nga aktivitetet kriminale.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Prenga u mor peng në zonën e Kamzës në Tiranë, dhe u mbajt peng për disa orë në një kompleks në zonën e Shijakut, dhe më pas u vra. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pazaret e drogës mes vëllait të Jan Prengës që jeton në Angli dhe vëllezërve Hajri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *