• |
ide | kryesore

Arrestohen dy vëllezër në Lushnjë/ Sekuestrohet automjeti BMW, bajoneta dhe 6.8 kg kanabis e ndarë në doza gati për shitje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lushnjës ka arrestuar 2 vëllezër për veprën penale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lënëve narkotike. Uniformat blu finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pushtimi” ku në pranga ka përfunduar Ozvaldo Çuko (25 vjeç) dhe Vladimir Çuko (16 vjeç).

“Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve në fshatin Fier i ri në Lushnjë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”, thuhet në njoftimin e policsë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *