• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen kujton fëmijën që humbi një vit më parë:Më thanë se do të ishte më e lehtë

-Instant, Paparazzi, Slider



Para një viti, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë.

Atëherë,Chrissy zbuloi se pësoi hemoragji gjatë shtatzënisë dhe si pasojë, djali që kishin vendosur ta quanin Jack, nuk arriti të mbijetonte.Së fundmi,përmes rrjetit të saj social,modelja ka përkujtuar djalin e saj.“Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja çdo gjë, edhe nëse nuk do ta doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli.Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi të duan përgjithmonë”, u shpreh Teigen.Ajo dhe John kanë dhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *