• |
ide | kryesore

Do të fitojë Basha apo Berisha?/ Fallxhorja lexon fatin e PD-së në letra

-Instant, Arkiva, Pikante



Fallxhoret që lexojnë letra, filxhan apo edhe shkrijnë plumçe e shumë gjëra të tjera së fundi janë shtuar shumë, por rrallë janë parë që të komentojnë mbi politikën.

Fiks Fare dërgoi një bashkëpunëtore tek një zonjë që lexonte letrat Tarot. Motivi për të cilin po interesohej për të parë letrat ishte i vëllai që aderonte tek Partia Demokratike. Bashkëpunëtorja donte të dinte se krahun e kujt duhet të mbante i vallai i saj brenda PD-së. Pra të Bashës apo Berishës për të patur vazhdimësi edhe i vëllai, pse jo të merrte edhe ndonje post brenda partisë.

Fallxhore Leta me anë të letrave nxorri fitues Lulzim Bashën dhe Jo sali Berishën. Sipas saj Berisha ishte i bllokuar nga të gjitha anët dhe sado militantë të mbledhi pas vetes është i humbur, pasi të gjitha shtetet e kanë bllokuar pas shpalljes non grada që i bëri Amerika. Kurse për kryetarin aktual Basha fallxhorja parashikoi se këtë vit ai do dilte fitues përsa i përket drejtimit të partisë. Ndonëse edhe Basha ishte shumë i bllokuar, por do ia dalë mbanë të mbaj kreun e Partisë Demokratike.

Përsa i përket vitit të ardhshëm në këtë parti do të kemi ende ndryshime sipas letrave të fallxhores, pasi drejtues të saj nuk do jenë as Berisha dhe as Basha. S’e kush do e drejtojë Partinë Demokratike në 2022 mbetet për t’u parë sërish në letrat Tarot!

Fallxhorja shikon letrat Tarot për zhvillimet brenda PD-së

Fallxhorja –M’i thuaj një çikë gërmat e vëllait, sa gërma ka 12345?

Fiksi –6

Fallxhorja – 6.

Fiksi – Vëllai do të dijë a do fitojë Berisha apo jo?

Fallxhorja – Jo.

Fiksi –Nuk fiton Berisha.

Fallxhorja – Vashdon në këtë rrugë te PD-ja.I është premtuar çështje pune, çështje vazhdimësije, çështje që i plotësohet dëshira jo, nuk i plotësohet sepse rruga këtu i del e mbyllur

Fiksi – Është mbyll rruga që mund ta marri

Fallxhorja –Do ta shikoj një çikë atë pjesën e atij Salli Berishës . S A L I i është bërë fjalë premtuese po 9 e ka të mbyllur, 9 nuk ka qeverisje Sali Berisha .Sali Berisha pavarësisht se lufton shkon në … po që dokumentin e ka dhe për këtë vit e ka problematik, sepse ky thotë e kam në dorë thotë do gëzohem, por nuk gëzohet Sali Berisha për këtë dokument, sepse i del këtu në krye dhe humbja e këtit është këtu .Me një fjalë nuk e merr Sali Berisha

Fiksi –Kot mos të lodhet vëllai

Fallxhorja – Këtë 3 mujor mos të lodhet kot ,për mua ta kthej atë 50% aty në PD ku është

Fiksi – Po po domethënë do e mbajë Luli

Fallxhorja – Ta kthejë aty atë 50% se aty është shumë ok. 50% e Berishës jo nuk e ka.

Fiksi – Po shikoje njëherë për Lulin a do e mbajë Luli apo jo?

Fallxhorja – Me pikëpyetje është dhe ky një çikë

Fiksi – Po përse kush do e marri?

Fallxhorja –Si e ka ky Luli ? ( hap letrat për Lulin)

Fiksi – Lulzim

Fallxhorja – E ka Lulzim, L U L Z I M ,shikoje si është Lulzimi ,i është i goditur nga të gjitha anët.

Fiksi – Ëhë

Fallxhorja – Për momentin tani se e ka Berisha këtë 50%. Tani të gjithë këta janë të goditur presin çfarë do bëhet. Ja dokumenti i Lulzim Bashës, ja dhe rruga e Lulzim Bashës.

Fiksi –Që e fiton Luli?

Fallxhorja – Se deri tani këta luftojnë. Se Luli nuk është i bllokuar tani për momentin ëëëëëë me një fjalë Luli e ka rrugën e hapur. Berisha jo pavarësisht se kanë bombat për këto 3 muaj Lulzimi po del me fitore. Të futesh thellë thellë dhe në psikologji Sali Berishës ja kanë mbyllur rrugën në psikologji. Ja kan mbyllur rrugën të gjithë shtetet, të gjithë gjërat të gjithë, pastaj kupola më e madhe është sepse Sali Berishën e ka bombarduar Amerika

Fiksi – Berishën?

Fallxhorja –Ai sa do që të fitojë sa do njerëz që të mbledhi, është një kartë e djegur. Brënda vitit mund të mos jetë edhe Luli.

Fiksi – Ouuu?

Fallxhorja –Kështu që janë gjëra të tjera, humb, bëhet një rrotulim prandaj të jetë një çikë larg kësaj pune . Ok zemra ime. /TCH



7 Comments

  1. Jeni ftof ne bithe, te gjithe! Ketu eshte fjala per diktature e per liri ju o koqe mereni me fallxhoret. Nuk kemi asgje te perbashket me boten demokratike, ku fallxhoret nuk meren ne konsiderate.Ketu digjet mjekrra e palo shkruesit duan te ndezin cigaren. Jeni kerriçer e budallej me brire. Sikur te gjitha shkojne mire ne kete vendin tone, dhe ngelet te meret ne konsiderate mendimi inje fallxhoreje. Idiote qe ju duket vetja gazetare te mediave te botes perndimore. Rroçka me brire, e boria te politikarev Turp; kur stambolli digjet e e kurvat e medias krihen!!
    .

  2. Hahaha, si acarohen shpellaret. Se kuptojnë qe ju ka ardh fundi sepse e meritojne, por kete duan ta justifikojne me gjasme ardhjen e diktaturës. Pra sipas shpellareve, po qe se nuk jane ata ne pushtet, i bie qe qenkemi ne diktature.
    Shyqyr qe po ju ha mortja me ne fund e te shohi ky vend pak drite te bardhe. Hajt mos u merzisni, pini pak dhalle e qetesohuni.

  3. hahahaah

    paska filluar fiksi m e fallxhore hahahahah

    o ca niveli grotesk e ka cu shqiperine edi rama

    pune fallxhoresh ca turpi ca degejenerimi

    ju shklyfshin qente e kazaneve mer legena te fiksit ,medias kazan gelbazes balles, minxhozit etj , bashes veliajt dhe rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *