• |
ide | kryesore

Skandali i patronazhistëve/ Berisha: Një deputet nuk e votuan motrat nga frika

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin që zhvilloi me demokratët e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te skandali me patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha me këtë sistem qeveria zëvendësoi sistemin skllavopronar. Ish-kreu i PD tha se dy motra të një deputeti i kishin thënë të vëllait se nuk e votonin dot, pasi kishin frikë se u filmonin votën dhe i hiqnin nga puna.

“U përdorën patronazhistët për herë të parë. Kujt i kujtohet një film në Amerikën Latine me një mësuese, ku në një proces elektoral vranë edhe mësuesen.

Patronazhistët ishin sistemi që erdhi pas skllavopronarëve. Të njëjtën gjë bënte edhe sigurimi i Shtetit dhe fillonte procesin kundër atij që nuk votonte.

E tregova në Durrës po jua them edhe ju. Motrat e një deputeti i thanë vëllait nuk të votojmë dot sepse na filmojnë votën e na heqin nga puna. Edi Rama na vodhi votën, pengu i tij na tradhtoi,” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *