• |
ide | kryesore

SPAK për skandalin e “Patronazhistëve”: Nuk ka korrupsion aktiv në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas hetimeve të deritanishme të SPAK për skandalin e “patronazhistëve”, keqpërdorimi i të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarëve nga Partia Socialiste para zgjedhjeve të 25 prillit, nuk përbën veprën penale “korrupsion aktiv të zgjedhje”.

Lexo më tej:

PS paditet në SPAK. Patronazhistët mblodhën fshehurazi të dhënat personale 

Nga Andi Bushati: SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin 

Ndërsa qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat rruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet me rastin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, SPAK po hetohen për veprën penale “Hyrja e paautirizuar kompjuterike”.

“Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale korrupsionit aktiv në zgjedhje. Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar”.

“Ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit. Për këtë arsye vlerësohet se duhet të procedohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, nga ajo për të cilën ky procedim penal u regjistrua e konkretisht nga neni 328 i K.Penal në atë të parashikuar nga neni 192/b i K.Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.” – publikoi në media MCN.

Skandali i zbuluar nga Lapsi.al u padit në SPAK nga opozita. ©Lapsi.al

Lexo më tej: 

Rekomandimet kryesore/ Raporti i OSBE-ODIHR denoncon patronazhistët. PS shkeli privatësinë e qytetarëve 

Skandali me patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore! 

Ekskluzive/ Letra e Holandës për Shqipërinë: Hetimi për patronazhistët, kusht për BE 

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit 

 



8 Comments

  1. Sistemi i patronazhisteve eshte demi me i madh qe i eshte bere shqiperise qe nga shpallja e e pavaresise

    Kurre ndonjehere me pare nuk eshte ngritur dhe zbatuar nje sistem kaq diabolik me permqsa shkaterrues

    te bashkejeteses paqesore te popullit mes veti. Ky sistem e ka kthyer popullin shqiptar ne dy kampe

    armiqesore dhe te papajtueshme me njeri tjetrin. Cfare e ke nje person dhe nje parti qe te veshgon dite

    e nate deri edhe per bindjet e tua politike apo preferencat e votes, dhe te vendos ne listat kundershtare

    ku pasojat e e skedimit ne ato lista jane fatale per ate person e ate familje. nese je ne ato lista te

    zeza si dikur hebrejte ne listat e Gestapos, atehere perballe ke nje pushtet ariqesor qe ben ceshte e

    mundur per te ti ngiudhtuar hapesirat e jetes, te vee gjoba, te merr rushfet per cdo sherbinm e te drejte

    qe te takon me ligj, se per punesim as qe behet fjale, dersa ta detyrojne ti ktheje krahet atedheut e te

    kerkoje fatin ne dhena te tjera. As nje pushtues nuk ka arritur ta percaje popullin shqiptar ne kete fare

    feje sic beri riliondja me patronazhistet, dhe sipas SPAK kjo nuk qenka veper penale, por veper penale

    qenka nese nuk paguan ne kohe nje fature dritash 30 mijelekshe. Drejtesia e re turp dhe deshtim.

  2. korrupsion????? pse korrupsion, aty nuk flitet per korrupsion po per shperndarje dhe perdorim te informacioneve sensitive.

  3. ndodh që një mbrëmje në derën e shtëpisë së Lulit të shfaqen dy apo tre mesazherë, prej atij lloji që dërgohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda PD nëpër qarqe, ta përshëndesin dhe me delikatesë ti japin në dorë një zarf e ti thonë: “E ke prej doktorit!”Prokuroret shpellkare te salihut jane keto mos i shani se salihu ju tredh

  4. hahaha ca SPAKU, nuk perben veper penale aksesi i paligjshem ne te dhenat personale te shtetasve Shqiptare nga persona te pautorizuar????:)))

    O ju qifshaaaaaaaaaaaaaa robttttttttttttttttttt o plehra juriste. O SPAKISTA, pyeteni Kimeten ca i ndodh ne Amerike nje njeriu qe i vjedh dhe perdor numrin e Sigurise Sociale SSN Kimetes apo kujtdo qyetari amerikan?

    Ju qifsha robt se jeni ber eme keq se prokuroria e Enver Hoxhes, Dhe ato te Enverit te pakten sa per sy e faqe benin ca procedura fasade por ju keni dal hapur si prokurori Rilidje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *