• |
ide | kryesore

Tërhiqet qeveria/ Nga e hëna mësimi zhvillohet normalisht dhe pa turne

-Instant, Arkiva, Lajme



Nga ditë e hënë mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të zhvillohet normalisht dhe me kohë të plotë. Ky vendim erdhi për shkak të reagimit të fortëy të prindërve të cilët kërkuan që mësimi të zhvillohej normalisht.

Prindërit nisën firmosjen e një peticioni kundër orëve të shkurtuara dhe turneve që kishin krijuar kaos në shkollat e vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimin.

“Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” – shkruan Rama. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *