• |
ide | kryesore

Tjetër ngjarje tronditëse në Greqi/ Burri mbyt gruan me litar, më pas var veten

Arkiva



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Argolida. Raportohet se një 78-vjeçar në fshatin Ververouda, pak para mesnatës ka njoftuar policinë se gruaja e tij kishte ndërruar jetë dhe më pas ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij.  Sipas informacioneve të mediave fqinje e moshuara 75-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e alzheimerit dyshohet se humbi jetën nga duart e të shoqit, i cili e mbyti atë me litar.

Edhe pse banorët e zonës thonë se marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, burri vendosi ta vriste atë. Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpinë e çiftit, fillimisht gjetën trupin e gruas dhe më pas autorin të varur. Burime për mediat greke nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e tragjedisë u gjet një shënim, ku 78-vjeçari dyshohet se shpjegoi arsyet pse vendosi të merrte jetën e gruas së tij dhe më pas të bënte vetëvrasje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *