• |
ide | kryesore

VIDEO/ ‘Na thonë shkoni e vrituni’, sërish përplasje të forta në Laknas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prishet pakti i vendosur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Përfaqësuesit e firmës që do të ndërtojë thertoren në Laknas po përplasen sërish sot me banorët.

Edhe pse një ditë më parë u arrit marrëveshje që të mos ndërhyhej në zonë deri në datën 20 tetor, kompania nuk e ka respektuar marrveshjen. Banorët shprehen të vendosur që do të bëjnë rezistencë për mosprerjen e pyllit, dhe kërkojnë ndërhyrjen e policëve, të cilët i quajnë të korruptuar.

“Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës, e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë. Çfarë do ai te shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për çfarë ka ardhur? Jo dinamit, po edhe me raketa të vijnë, atë vend nuk e marrin pa vendim gjykate”, thanë banorët.

“Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht. Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të vdesim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu”.

Konflikti nisi për shkak se përfaqësuesit e firmës tentuan që të prinin pemët e para në pyllin që mbrohet prej banorëve, ndërkohë që deri më tani policia nuk ka ndërhyrë për ndarjen e palëve.



1 Comment

  1. Po e keni per te drejten tuaj dhe e mbani deri ne fund ju qofte hallall. Po se mos shiteni per pese para si te tjeret haram ju qofte. Dhe nuk ka nevoje per kallash po per hu ore. Kapni hunjte e gardhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *